Aktualitet

“Ai duhet të kalbet në burg”! Babai i Ilarias në varrimin e së bijës: Vajza ime nuk meritonte të përfundonte kështu! Duam drejtësi!

Babai i Ilarias shtoi më tej se shpreson që drejtësia italiane të mos u japë fjalë të kota. Në varrezat e Ternit, për lamtumirën e fundit të Ilaria-s, ishin më shumë se tre mijë njerëz.

7 Prill 2025, 18:08 Nga E. D
“Ai duhet të kalbet në burg”! Babai i Ilarias në
Flamur Sula

ITALI- Babai i Ilaria Sulës, Flamur Sula kërkoi drejtësi në fund të varrimit të së bijës në Terni. Babai i 22-vjeçares që u masakrrua për vdekje nga i dashuri saj tha me lot në sy se ajo nuk e meritonte këtë fund sepse ishte me të vërtetë një fëmijë i artë, një engjëll. më tej ai u shpreh se vrasësi i vajzës duhet të kalbet në burg. Babai i Ilarias shtoi më tej se shpreson që drejtësia italiane të mos u japë fjalë të kota. 

"Ai duhet të kalbet në burg. Ne i thamë lamtumirën për herë të fundit vajzës sime Ilaria, e cila tani është lart në parajsë. Ajo nuk e meritonte këtë fund sepse ishte me të vërtetë një fëmijë i artë, një engjëll”, tha Flamur Sula.

Gjithashtu Kryetari i bashkisë Terni, Stefano Bandecchi tha se Ilaria gjeti një djall në rrugën e saj, një njeri të padenjë për tu quajtur burrë. Po ashtu në varrezat e Ternit, për lamtumirën e fundit të Ilaria-s, ishin më shumë se tre mijë njerëz.

Sot iu dha lamtumira e fundit 22-vjeçare shqiptare, Ilaria Sula. 22-vjeçarja u masakrua me thikë nga ish i dashuri i saj filipinas, i cili pasi e vrau e hodhi në një greminë duke e futur trupin e pajetë në një valixhe.

flamur sula ilaria sula

Sondazh

Poll