7 Prill 2025, 15:20
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Posaçme do të japë vendimin për të pandehurit e dosjes së Inceneratorit të Tiranës më 16 prill 2025. Mes të akuzuarve është edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili përballet me akuza të rënda për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash, lidhur me kontratat dhe fondet publike të përfshira në ndërtimin dhe menaxhimin e inceneratorëve në disa qytete. Gjithashtu SPAK ka kërkuar dënimin me 4 vite burg të ish-ministrit Koka, i cili gjykohet me gjykim të shkurtuar së bashku me 7 të akuzuarit e tjerë.
Pretenca për të pandehurit:
Lefter Koka 4 vjet burg
Bledar Karoli 4 vjet burg
Fatjon Murati 4 vjet burg
Taulant Tushe 4 vjet burg
Namik Simixhi 4 vjet burg
Valbona Ballgjini 2 vjet burg, 4 vjet sherbim prove
Sidita Kopliku 2 vjet burg, 4 vjet sherbim prove
Jetmir Llapaj 2 vjet burg
SPAK çoi për gjykim një pjesë të të akuzuarve për inceneratorin e Tiranës mes të cilëve edhe ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka, si dhe disa ish-zyrtarë të bashkisë së Tiranës dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave. Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi për Inceneratorin e Elbasanit. Bllakos iu caktua dënimi me 2.8 vite burg dhe 5 vite heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike për këtë aferë. Ndërkohë që është dënuar me 2.8 vite burg për inceneratorin e Fierit.
gjykata e posaçme lefter koka inceneratori i tiranes
Aktualitet
7 Prill 2025, 15:00
r.ll
foto ilustruese
ITALI- Vladimir Topjana, 43-vjeç, u qëllua mbrëmjen e djeshme për vdekje me armë zjarri, pranë një...
Aktualitet
7 Prill 2025, 14:57
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Kosova ka mbi 180 mijë banesa të pabanuara, Prishtina kryeson listën. Sipas të dhënave të fundit...
Aktualitet
7 Prill 2025, 14:41
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Përdorimi i shërbimeve të komunikimit celular shënoi rritje të dobët në tremujorin e fundit...
Aktualitet
7 Prill 2025, 14:37
r.ll
pamje nga vendngjarja
POGRADEC- Një magazinë është përfshirë ditën e sotme nga flakët në Pogradec. Sipas rapor...
Aktualitet
7 Prill 2025, 14:09
N.F
Pamje nga vendngjarja
ITALI- Arkivoli i me trupin e pajetë të Ilaria Sulës e cila u vra me thikë nga ish i dashur i saj, Mark Anthony S...
Aktualitet
7 Prill 2025, 14:11
I.A
Protesta
HAS- Banorë të Hasit kanë dalë në protestë ditën e sotme, për shkak të rrugës së keqe....
Aktualitet
7 Prill 2025, 13:56
N.F
Zamira Vyshka
TIRANË- Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi dënimin për korruspion ndaj ish-gjytarës së E...
Aktualitet
7 Prill 2025, 13:31
r.ll
foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Bandat shqiptare kanë marrë kontrollin e tregut britanik të kokainës gjatë dy dekadave t&eum...
Aktualitet
7 Prill 2025, 13:16
N.F
Protesta
FIER- Fermerët në Fier këtë të hënë kanë dalë në protestë në lidhje me prodhimin e tyr...
Aktualitet
7 Prill 2025, 13:21
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Më 5 prill 2025 hyri në fuqi tarifa bazë prej 10% mbi të gjitha importet në SHBA, duke përfshir&...