Politike

Kurti në Bruksel kërkon heqjen e masave: Kosova meriton statusin e kandidatit në BE!

Kurti gjithashtu ka shprehur nevojën urgjente për dhënien e statusit të kandidatit për Kosovën, duke e cilësuar atë si një hap të vonuar. Më tej ai tha se Kosova është demokracia më e avancuar në Ballkanin Perëndimor dhe bartëse e vlerave themelore të BE-së, megjithatë mbetet vetëm një kandidate potenciale për anëtarësim në BE.

7 Prill 2025, 15:46 Nga E. D
Kurti në Bruksel kërkon heqjen e masave: Kosova meriton statusin e
Albin Kurti

BRUKSEL- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se Kosova nuk ka një “Plan B” përveç anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kurti ka kërkuar që zgjerimi i BE-së të jetë strategjik, i bazuar në merita dhe real. Këto komente Kryeministri i bëri gjatë një fjalimi në institutin e njohur evropian CEPS (Qendra për Studime të Politikave Evropiane) në Bruksel.

Kurti gjithashtu ka shprehur nevojën urgjente për dhënien e statusit të kandidatit për Kosovën, duke e cilësuar atë si një hap të vonuar. Më tej ai tha se Kosova është demokracia më e avancuar në Ballkanin Perëndimor dhe bartëse e vlerave themelore të BE-së, megjithatë mbetet vetëm një kandidate potenciale për anëtarësim në BE.

Ndër të tjera Kurti ka theksuar se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian nuk është thjesht një aspiratë politike, por është një domosdoshmëri strategjike.

“Ata që përputhen me CFSP-në e BE-së dhe mbështesin vlerat e BE-së duhet të shpërblehen, jo të mbahen nën masat kufizuese të BE-së. Statusi kandidat për Kosovën është i vonuar”, ka shkruar Kurti në “X”.

albin kurti

Sondazh

Poll