7 Prill 2025, 13:13
Nga Dosja.al
Erion veliaj dhe Edi Rama
TIRANË- Përgjimet e kryebashkiakut Erion Veliaj tashmë janë bërë publike në masën më të madhe të tyre. Por një bisedë, e veçuar nga Dosja.al, tregon përfshirje më të gjerë sesa të thjeshtë mediave.
Në një bisedë mes Veliajt dhe të vëllait të tij, Arbërit, Veliaj kërkon një mendim nga ana e gazetarit Mero Baze dhe KM, (për të cilin kuptohet se është kryeministri Edi Rama), ku Veliaj thotë se ka një informacion që i janë kërkuar para.
Më konkretisht “Në orën 11:05 Erion Veliaj bisedon me Arbërin, ky i fundit i thotë se ka biseduar me shokun M dhe i ka thënë se kjo është lëvizje dëshpëruese dhe jo e mirë, pasi në fillim duhet bërë denoncimi, pastaj nga dëshmitarët, pastaj nga ti (Erioni). Erion Veliaj i thotë se duhet ta bisedojë me KM, jo me të tjerë, si dhe kërkon ti thotë që është gati tia provojë dhe të tregojë tre dëshmitarët që koka e tij vlen kaq. Këtë situatë kërkon ta bisedojë dhe me Fugën. Po kështu, i thotë që Ajola duhet ti shkruajë “atij” dhe ti thotë Erionit I kanë kërkuar kaq, ngaqë ska pranuar është aty.
Në orën 11:09, Erion Veliaj bisedon me Ajolën dhe i kërkon që të bisedojë me KM dhe ti thotë që Erioni ka këtë informacion. Ti thotë që për kokën e Eronit janë kërkuar 2 milionë euro, o paguaj ose do të marrim pagesën që ka bërë dikush tjetër. I thotë që ti shkruajë Edit, që për këtë gjë të dëgjojë Arbrin e vogël, ose Maznikun, ose Fugën ose Meron. Erion Veliaj i thotë se nuk ka çfarë të bëjë me këtë informacion pasi ai ishte takuar me Albana Dokushin, Isuf Berberin dhe Myslym Murrizin dhe i kanë thënë që koka jotë vlen dy milionë euro. I kërkon Ajolës që të merret seriozisht me këtë gjë. Erioni gjatë bisedës me Ajolën është përsëritës dhe sërish i thotë në këtë komunikim që ti shkruajë KM që ka një informacion të rëndësishëm për ti dhënë, pasi Erionit i kanë kërkuar dy milionë euro ose koka e tij do ikë për lesh.”

Më tej, pas 10 minutash, Veliaj flet me të vëllain, i cili i thotë se personi nga i cili kërkoi mendim, që më sipër ishte KM, i ka thënë jo për bisedën e parave që janë kërkuar për Veliajn, por pa dhënë shpjegim.
Këtu Veliaj lëshon një fjali interesante. Ai thotë “se bënë mirë që e pyetën pasi ai, e di sesa shkon pazari aty.”
Në orën 15:24, Erion Veliaj bisedon me Arbërin, ky i fundit i thotë se ai tha jo në mënyrë kategorike por nuk i kishte dhënë asnj arsyetim. Erioni i thotë se bënë mirë që e pyetën pasi ai, e di sesa shkon pazari aty.
Për këto biseda nuk ka transkripte të zbardhura në media. Artikulli ynë i referohet pasazheve të publikuara nga CNA, të cilat gjithashtu vijnë me komentin dhe perifrazimin e prokurorisë së Posaçme, SPAK./Dosja.al
erion veliaj mero baze edi rama
Politike
7 Prill 2025, 12:34
N.F
Lamberto Zannier
TIRANË- Kreu i misionit të OSBE/ODIHR, ambasadori Lamberto Zannier ka zhvilluar ditën e sotme një takim në selin&...
Politike
7 Prill 2025, 12:12
N.F
Kallas
MAL I ZI- Bashkimi Evropian është duke i zbërthyer gabimet në dialogun e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, në m&...
Politike
7 Prill 2025, 11:54
I.A
Pablo Hispan
STRASBURG- Drejtuesi i grupit të Partive Popullore Europiane në Strasburg, Pablo Hispan, garantoi kreun e opozitës shqiptare, S...
Politike
7 Prill 2025, 11:46
r.ll
albin kurti, lumir abdixhiku
KOSOVË- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka dërguar nj&eu...
Politike
7 Prill 2025, 11:12
I.A
Sali Berisha
STRASBURG- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se partia që drejton i respekton të drejtat e m...
Politike
7 Prill 2025, 11:11
I.A
Sali Berisha
STRASBURG- Kryetari i PD, Sali Berisha në mbledhjen e grupit të PPE-së tha se në Shqipëri po luftohet ndaj nj&eu...
Politike
7 Prill 2025, 11:09
I.A
Sali berisha
STRASBURG- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama në mënyrë që të siguronte një m...
Politike
7 Prill 2025, 11:05
I.A
Sali Berisha
STRASBURG- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar para mbledhjes së Partisë Popullore Evropiane se do të ketë zero tolera...
Politike
7 Prill 2025, 10:33
r.ll
adriatik alimadhi
TIRANË- Kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi ka folur paraditen e sotme lidhur me shoqërimin e tij në komis...
Politike
7 Prill 2025, 10:20
r.ll
sali berisha
STRASBURG- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet ditën e sotme në Strasburg, ku po merr pjesë në mbled...