7 Prill 2025, 11:46
Nga r.ll
albin kurti, lumir abdixhiku
KOSOVË- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka dërguar një letë kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovë, Lumir Abdixhikut.
Në letrën e publikuar nga Gazeta Express thuhet Kurti i ka kërkuar takim Abdixhikut këtë javë, ku i ka ofruar dy ditë dhe tre orare të ndryshme si opsione për takimin.
“Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00”, thuhet ndër tjerash në letrën që Kurti ia ka dërguar Abdixhikut. Në fund të letrës thuhet se Kurti e “mirëpret” përgjigjen e Abdixhikut për këtë takim.
letra
Seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet më 15 prill, siç ka vendosur presidentja Vjosa Osmani. Po atë ditë, LVV synon ta zgjedhë edhe qeverinë, siç ka deklaruar më herët Kurti. Ky është hapi i parë konkret në formimin e institucioneve të reja të shtetit, pas certifikimit të rezultateve zgjedhore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 27 mars.
Në këtë seancë deputetët bëjnë betimin – ata që mungojnë mund ta bëjnë në seancën pasuese – dhe partia e parë, në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje, propozon kandidatin për kryetar të Kuvendit.
Sipas rezultateve, në përbërjen e re parlamentare Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 48 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 24, Lidhja Demokratike e Kosovës 20, Lista Serbe nëntë dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate tetë vende.
albin kurti lumir abdixhiku
Politike
7 Prill 2025, 11:12
I.A
Sali Berisha
STRASBURG- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se partia që drejton i respekton të drejtat e m...
Politike
7 Prill 2025, 11:11
I.A
Sali Berisha
STRASBURG- Kryetari i PD, Sali Berisha në mbledhjen e grupit të PPE-së tha se në Shqipëri po luftohet ndaj nj&eu...
Politike
7 Prill 2025, 11:09
I.A
Sali berisha
STRASBURG- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama në mënyrë që të siguronte një m...
Politike
7 Prill 2025, 11:05
I.A
Sali Berisha
STRASBURG- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar para mbledhjes së Partisë Popullore Evropiane se do të ketë zero tolera...
Politike
7 Prill 2025, 10:33
r.ll
adriatik alimadhi
TIRANË- Kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi ka folur paraditen e sotme lidhur me shoqërimin e tij në komis...
Politike
7 Prill 2025, 10:20
r.ll
sali berisha
STRASBURG- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet ditën e sotme në Strasburg, ku po merr pjesë në mbled...
Politike
7 Prill 2025, 10:07
r.ll
monika kryemadhi
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e deputetes Monika Kryemadhi për revokim të masës...
Politike
7 Prill 2025, 09:49
N.F
Beleri
STRASBURG- Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka vënë sërish në diskutim vendimin e gjykatave shqiptare pë...
Politike
7 Prill 2025, 08:33
N.F
Rama
IZRAEL- Kryeministri Edi Rama është nderuar me Medaljen Presidenciale të Nderit akorduar nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog. Gjat&...
Politike
7 Prill 2025, 08:37
r.ll
kaja kallas
MAL I ZI- Përfaqësuesja e Lartë për Politika të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ...