Aktualitet

Prokurori mashtrues/ Arrestohet 49-vjeçari, merrte dokumente në Kadastër si i dërguari i Altin Dumanit

Ngjarja ka ndodhur në Berat, ku Muço është paraqitur si prokuror i SPAK dhe ka kërkuar disa dokumenta në agjencinë e Kadastrës

6 Prill 2025, 19:47 Nga A.Ll
Prokurori mashtrues/ Arrestohet 49-vjeçari, merrte dokumente në
Gjykata e Apelit

TIRANË- Një 49-vjeçar është arrestuar dhe është lënë në burg, pasi u kap duke mashtruar dhe përvetësuar titullin e prokurorit. Ai prezantohej si një prokuror i SPAK-ut, duke thënë se ishte dërguar nga kryeprokurori Altin Dumani për të hetuar disa raste.

Alban Muço, i dyshuar për mashtrim, kishte kërkuar një masë më të lehtë për lirimin e tij, por kërkesa u refuzua nga Gjykata e Apelit, e cila la në fuqi masën e arrestit.

Ngjarja ka ndodhur në Berat, ku Muço është paraqitur si prokuror i SPAK dhe ka kërkuar disa dokumenta në agjencinë e Kadastrës. Drejtoresha e ASHK Berat, Osiana Zaimi, ka shpjeguar se i është paraqitur një person që u tha se ishte prokuror i SPAK dhe se kishte ardhur për të verifikuar një denoncim.

Muço kërkoi dokumente për pronësinë e një shtetaseje, dhe pas marrjes së dokumenteve, ai përpiloi një procesverbal që drejtoresha e protokolloi.

Pas largimit të Muços, drejtoresha filloi të dyshonte, pasi ky i fundit nuk kishte paraqitur ndonjë dokument identifikimi dhe ajo nuk kishte dëgjuar ndonjëherë që Alban Muço të ishte prokuror i SPAK.

Dyshimet e drejtoreshës çuan në hetime, duke zbuluar se Muço kishte përdorur të njëjtin mashtrim edhe në Skrapar, ku kërkoi dokumente lidhur me një pyll dhe përpiloi një procesverbal.

Hetuesit po shqyrtojnë komunikimet e tij në WhatsApp dhe po kontrollojnë telefonin e të dyshuarit për të zbardhur më tej veprimtarinë e tij të paligjshme. Dëshmitarët që e kanë pasur kontakt me të, përfshirë një çift që kishte një agjenci imobiliare, janë pyetur në lidhje me veprimet e tij./ Top Channel

alban muço spak altin dumani

Sondazh

Poll