Aktualitet

Kanosën një vajzë të mitur në rrjete sociale/ Arrestohen tre persona në Tiranë, të rinjtë i morën para për mospublikimin e një fotoje personale të saj

Sipas policisë tre të rinjtë dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanosur të miturën, të cilës i kanë marrë në kohë të ndryshëm shumën, rreth 300 000 lekë të rinj.

6 Prill 2025, 14:52 Nga E. D
Kanosën një vajzë të mitur në rrjete sociale/
foto ilustruese

TIRANË- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi dyshohet se kanë kanosur një vajzë të mitur, për dhënie parash dhe për mospublikimin e një fotoje personale të saj, në rrjete sociale. Sipas policisë tre të rinjtë dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanosur të miturën, të cilës i kanë marrë në kohë të ndryshëm shumën, rreth 300 000 lekë të rinj. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 celularët e të arrestuarve.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Blackmail”. Arrestohen 3 shtetas të cilët kanosnin një shtetase të mitur, për dhënie parash, për mospublikimin e një fotoje personale të saj, në rrjete sociale.

Sekuestrohen 3 aparat celularë. Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, bazuar në kallëzimin e marrë se një 15-vjeçare kanosej nga 3 shtetas për dhënien e pasurisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Blackmail”.

Si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi O. N., 19 vjeç dhe dy shtetas të mitur të moshës 17 vjeç dhe 14 vjeç, për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes/dhunës për dhënie pasurie”, të 3 banues në Kamëz.

Keta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanosur një shtetase të mitur, nëpermjet një foto personale, të cilës i kanë marrë në kohë të ndryshem shumën, rreth 300 000 lekë të rinj.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 celularët e të arrestuarit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia e tiranes

Sondazh

Poll