Aktualitet

"Plakat e Prillit" rikthejnë dimrin në Pogradec/ Dëborë e pazakontë në mes të pranverës, shijoni PAMJET

Reshje dëbore me intensitet mesatar kanë zbardhur Pogradecin këtë të diel, duke sjellë surpriza të ftohta në një periudhë që zakonisht i përket lulëzimit të pranverës

6 Prill 2025, 18:35 Nga DOSJA
"Plakat e Prillit" rikthejnë dimrin në Pogradec/
Pamje nga debora ne Pogradec

POGRADEC - Këtë të dielë, në qytetin e Pogradecit janë regjistruar reshje dëbore me intensitet deri në mesatar — një fenomen i pazakontë për muajin prill.

Duket se “plakat e prillit” e kanë mbajtur premtimin e tyre për një rikthim të befasishëm të dimrit në rajonin juglindor të vendit.

 

Pamjet e qytetit të zbardhur kanë surprizuar banorët, të cilët më shumë prisnin diell dhe ngrohje pranverore sesa flokë bore. Deri tani, nuk janë raportuar problematika në qarkullimin rrugor dhe situata mbetet e qetë.

Megjithatë, nuk dihet ende nëse ky episod i papritur i motit do të ketë ndonjë ndikim të drejtpërdrejtë në sektorin e bujqësisë, veçanërisht për kulturat që ndodhen në faza të ndjeshme të zhvillimit. Autoritetet lokale pritet të vlerësojnë ndikimet gjatë ditëve në vijim.

pogradec debora

Sondazh

Poll