Politike

Përgjimet e Veliajt nga burgu, këshillat drejtuar Xoxës: Mos shko te Ambasada, do rregullohen kur të vi Aleksi këtu

Ndërkohë që më tej, Ajola Xoxa e informon se është thirrur në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, por Veliaj i thortë që të mos shkoj pasi do të rregullohen gjërat kur të vi Aleksi.   

6 Prill 2025, 16:05 Nga I.A
Përgjimet e Veliajt nga burgu, këshillat drejtuar Xoxës: Mos shko
Erion Veliaj

TIRANË- Përgjime të reja kanë dalë ditën e sotme nga burgu i Durrësit, ku ndodhet kryebashkiaku Erion Veliaj. Në përgjimet e CNA, shihet një moment ku Veliaj shfaqet i panikosur për shkak të kontrolleve që po kryen në burg. Ndërkohë që më tej, Ajola Xoxa e informon se është thirrur në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, por Veliaj i thortë që të mos shkoj pasi do të rregullohen gjërat kur të vi Aleksi.   

Pjesë nga përgjimet:

1-Kryebashkiaku Erion Veliaj kërkon të vijojë fushata mediatike me postime të rregullta, ditë pas dite, të mbahet ritmi.

2-Në bisedën me Ajola Xoxën, Veliaj shfaqet tejet i panikosur pasi po i ushtrohen kontrolle me urdhër nga lart dhe për këtë akuzon Ministrinë e Drejtësisë dhe thotë çfarë mesazhi është ky.

3- Ajola Xoxa thirret në Konsullatën e SHBA në Tiranë dhe Veliaj i thotë që të mos shkojë se kur të vijë Aleksi (që dyshohet se bëhet fjalë për Alex Sorosin) do rregullohen gjërat.

4-Veliaj manipulon dëshmitarët. Ajola e njofton se është e shqetësuar për thirrjen në Prokurori të nënës së saj Valbona Xoxa dhe dajës së saj Erald Simixhiu. Veliaj e mëson Ajolën se çfarë duhet të thonë nëna dhe daja i Ajolës para Prokurorisë.

5- Erion Veliaj vë në lëvizje Këshillin e Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë kundër ILD-së.

Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

ajola xoxa erion veliaj

Sondazh

Poll