Politike

Erioni xheloz për Ajolën? Përgjimi: Pse Mandi shoferi, duhet të pyesë Olsin kur do shkojmë në Qerret?

Më pas Erjon Veliaj e pyet nëse i ka dhënë dorën prokurorit ditën e paraqitjes (e premte) por Ajola i thotë “Jo”.

6 Prill 2025, 15:03 Nga I.A

Erioni xheloz për Ajolën? Përgjimi: Pse Mandi shoferi, duhet

TIRANË- Përgjimet e nxjerra nga paraburgimi i Durrësit, kanë zbuluar një moment mes Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës. Në përgjimet e publikuara nga OraNews, shihet një moment i Veliajt pasi ka lexuar vendimin mbi 300 faqe të Gjykatës së Posaçme, ka parë aty disa mesazhe dhe dëshminë e një shtetasi të quajtur Marsel, i cili më parë ka shërbyer si shofer personal i Ajola Xoxës.

Në bisedën e përgjuar nga SPAK, Erion Veliaj nga paraburgimi i Durrësit, i shprehet Ajolës edhe për arkitektin Ols Efthimi, për të cilin i thotë se: “...pse Mandi (ish-shoferi Ajolës) duhet të pyesë Olsin “...kur do dalim, kur do shkojmë në Qerret, kur do zbresësh lart, kur do ikësh poshtë...”.

Por Ajola Xoxa, i thotë se këto mesazhe janë dërguar duke nënkuptuar për tarracën që po rregullonte dhe më pas ajo Ajola e pyet Veliaj: “...pse pyet...?, se çfarë muhabeti është ky që më bën...”.

Më pas Erjon Veliaj e pyet nëse i ka dhënë dorën prokurorit ditën e paraqitjes (e premte) por Ajola i thotë “Jo”. Për këtë gjë, Erioni flet me një gjuhë fyese duke i thënë se ai është qelbësirë dhe se nuk e meriton t’i japësh dorën, t’i flasësh me mirësjellje.

erion veliaj ajola xoxa

Sondazh

Poll