6 Prill 2025, 07:57
Nga E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i Shteve të Bashkuara u bëri thirrje amerikanëve që të qëndrojnë të fortë pas hyrjes në fuqi të tarifave shtesë prej 10% që ai vendosi për pjesën më të madhe të importeve në SHBA. Presidenti amerikan pranon se nuk do të jetë një periudhë e lehtë, përballë rreziqeve inflacioniste. Tarifat 10% janë një goditje për tregtinë globale.
“Ky është një revolucion ekonomik dhe ne do të fitojmë. Mbahuni fort, kjo nuk do të jetë e lehtë”, tha Tarump në platformën e tij Truth Social duke premtuar se megjithatë, rezultati përfundimtar do të jetë historik.
Tarifat e reja të Trump kanë sjellë shok për ekonominë globale dhe tregjet financiare në mbarë botën kanë pësuar humbje të mëdha. Vetëm në Wall Street, 6 trilion dollarë u humbën në dy ditët e fundit, sipas të dhënave të Dow Jones. Në fakt, dje presidenti i Bankës Federale të SHBA-së, Jerome Powell bëri një parashikim të trishtë lidhur me perspektivën e ekonomisë amerikane pas tarifave të reja dhe efektet ekonomike përfshijnë inflacion më të lartë, rritje të ngadaltë dhe rritje të papunësisë.
Tarifat të cilat tanimë kanë hyrë në fuqi, përjashtojnë disa produkte të tilla si nafta, gazi natyror, ari, bakri, argjendi, lëndë druri ndërtimi, gjysmëpërçuesit, farmaceutikët dhe mineralet që nuk ndodhen në SHBA. Tarifat nuk prekin gjithashtu makineritë e çelikut, aluminit dhe ato të importuara, të cila tashmë i nënshtrohen tarifave 25%.
Fatura do të jetë edhe më e rëndë nga 9 prilli për vendet që eksportojnë më shumë mallra në SHBA se sa importojnë prej saj. Tarifat për importet nga Kina do të arrijnë në 54%, për ato nga BE 20%, për Vietnamin 46% dhe për Japoninë 24%.
Sipas dokumentit zyrtar të paraqitur nga qeveria amerikane dje, tarifat e reja kanë prekur rreth 80 shtete dhe rajone, duke përfshirë 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian. Edhe Kanadaja e Meksika po paguajnë një çmim nga lufta tregtare që presidenti i SHBA ka zhvilluar që kur filloi mandatin e tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë.
Ndërsa miliarderi Elon Musk, një aleat i ngushtë i Trump dhe përgjegjës për Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë (Doge), tha se SHBA dhe Evropa mund të lëvizin drejt një situate me tarifa zero, e cila mund të krijojë një zonë të tregtisë së lirë midis Evropës dhe Amerikës së Veriut.
Komentet e tij, të bëra teksa udhëtonte për të takuar ministrat e qeverisë në Itali, erdhën disa ditë përpara se administrata Trump të vendosë tarifa deri në 50% për mallrat më 9 prill, për ata që i quan "shkelësit më të këqij" për çekuilibrat tregtarë me SHBA.
Gjithashtu në Uashington DC dhe në të gjithë SHBA-në, rreth 1200 demonstrata pritej të mbaheshin të shtunën, duke shënuar ditën më të madhe të protestës kundër Presidentit Trump dhe Musk që kur Shtëpia e Bardhë njoftoi ndryshimet e politikës në mënyrën se si drejtohet qeveria amerikane duke zgjeruar fuqinë e degës ekzekutive. Por Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar ende për protestat.
donald trump tarifat
Bota
6 Prill 2025, 07:48
E. D
Abtisam Mohamed dhe Yuan Yang
IZRAEL- Sekretari i Jashtëm David Lammy ka kritikuar autoritetet izraelite për ndalimin e hyrjes s&...
Bota
6 Prill 2025, 07:43
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Si kriminelët e drogës po përdorin Inteligjencën Artificiale, rrjetin e errët dhe dronët, për qark...
Bota
6 Prill 2025, 07:32
E. D
pamje nga vendngjarja
IZRAEL- Ushtria izraelite ka pranuar se ushtarët e saj kanë bërë gabime lidhur me vrasjen e 15 punonjës...
Bota
6 Prill 2025, 07:22
E. D
foto ilustruese
FRANCË- Kryeministri francez Francois Bairou ka deklaruar se mbështetja e ofruar nga presidenti amerikan Donald Trump p...
Bota
5 Prill 2025, 22:57
N.F
SHBA- Elon Musk, një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të presidentit amerikan dhe anëtar i qeverisë amerikane shpreh...
Bota
5 Prill 2025, 22:47
N.F
SHBA
SHBA- Shitjet e prosecco-s dhe verës së prodhuar në Itali, së bashku me ato të shampanjës franceze, ishin rritur disi di...
Bota
5 Prill 2025, 22:29
N.F
Foto ilustruese
UKRAINË- Volodymyr Zelensky, nga një yll i televizionit u bë president i Ukrainës, pas fitores së thellë m&eu...
Bota
5 Prill 2025, 22:18
N.F
Dan Norris
ANGLI- Deputeti laburist, Dan Norris është arrestuar nën dyshimin për përdhunim të fëmijëve dhe vepra s...
Bota
5 Prill 2025, 21:53
N.F
Trump dhe Netanyahu
SHBA- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu pritet të vizitojë Shtëpinë e Bardhë të hënën p...
Bota
5 Prill 2025, 21:42
N.F
Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump u tha sot amerikanëve në një postom në Truth Social se nuk do te jetë e lehtë...