Bota

Elon Musk: Shpresoj që SHBA dhe Evropa të mund të krijojnë një bashkëpunim më të ngushtë për një tregti të lirë

Vërejtjet e tij vijnë tre ditë pasi Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për tarifat e reja gjithëpërfshirëse, të cilat për Bashkimin Evropian janë një tarifë shtesë prej 20% për mallrat që vijnë në SHBA nga vendet e BE-së.

5 Prill 2025, 22:57 Nga N.F

Elon Musk: Shpresoj që SHBA dhe Evropa të mund të krijojnë

SHBA- Elon Musk, një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të presidentit amerikan dhe anëtar i qeverisë amerikane shprehu këtë të shtunë shpresën e tij për tregti të lirë midis Evropës dhe Amerikës së Veriut me tarifa zero. Kjo deklaratë e Musk vjen në një kohë kur planeti tronditet nga tarifat e reja gjithëpërfshirëse të vendosura në dhjetëra vende nga Donald Trump.

"Evropa dhe SHBA-ja duhet të lëvizin në mënyrë ideale, për mendimin tim, në një situatë me tarifa zero, duke krijuar në mënyrë efektive një zonë të tregtisë së lirë midis Evropës dhe Amerikës së Veriut", tha Musk në një fjalim video në një konferencë kundër imigracionit të Italisë në Firence.

"Shpresoj që SHBA dhe Evropa të mund të krijojnë një bashkëpunim shumë të ngushtë," tha ai duke iu përgjigjur Matteo Salvinit, lider i partisë së ekstremit të djathtë Liga dhe zëvendëskryeministër i qeverisë italiane.

Vërejtjet e tij vijnë tre ditë pasi Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për tarifat e reja gjithëpërfshirëse, të cilat për Bashkimin Evropian janë një tarifë shtesë prej 20% për mallrat që vijnë në SHBA nga vendet e BE-së.

Duke thënë se ai favorizon "më shumë liri lëvizjeje midis Evropës dhe Amerikës së Veriut", Musk tha se pavarësisht nëse duan të punojnë në Evropë apo në SHBA, ata duhet të jenë në gjendje ta bëjmë këtë. Gjatë fjalimit të tij pesëmbëdhjetëminutësh të transmetuar në një ekran gjigant, shefi i Tesla, SpaceX dhe Platforma X, Musk, i cili është në marrëdhënie miqësore me kryeministrin italian Giorgia Meloni, kritikoi edhe një herë "emigracionin masiv" që "do të çojë në shkatërrimin" e vendeve që e pranojnë atë.

musk shba evrope

Sondazh

Poll