Bota

Franca e pakënaqur për mbështetjen e Trump ndaj Le Pen/ Kryeministri: Po ndërhyhet në çështjet politike në vend

I pyetur për mbështetjen e Kremlinit, Vladimir Putin si dhe kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orbán, ndaj Le Pen të cilës iu hoq e drejta për t’u zgjedhur nga gjyqësori francez Bairou vëren se ai “nuk i përzien këto tre situata. 

6 Prill 2025, 07:22 Nga E. D
Franca e pakënaqur për mbështetjen e Trump ndaj Le Pen/
foto ilustruese

FRANCË- Kryeministri francez Francois Bairou ka deklaruar se mbështetja e ofruar nga presidenti amerikan Donald Trump për kryetaren e partisë së Alarmit Kombëtar të ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, me argumentin se ka një “gjueti shtrigash”, përbën ndërhyrje në punët e brendshme dhe ato politike të Francës. Bairou i bëri këto komente gjatë intervistës me ga zetën "Le Parisien". 

I pyetur për mbështetjen e Kremlinit, Vladimir Putin si dhe kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orbán, ndaj Le Pen të cilës iu hoq e drejta për t’u zgjedhur nga gjyqësori francez Bairou vëren se ai “nuk i përzien këto tre situata. 

"Por unë shoh se në kontinente të ndryshme, disa po përpiqen të krijojnë ndërkombëtarin e paturpësisë, e cila është joliberale dhe ka vendosur që të drejtat e njeriut, shteti i së drejtës, mirëkuptimi demokratik mes kombeve janë gjëra që “i përkasin të shkuarës”, shton kryeministri francez. 

donald trump marine le pen francois bairou

Sondazh

Poll