Bota

Stuhitë nuk kanë fund në Spanjë/ Shembet një godinë nga era e fortë dhe shiu i rrëmbyeshëm, humbin jetën tre persona

E gjitha ndodhi gjatë shembjes së një godine, e cila u shkaktua nga stuhia Nuria që u shoqërua nga erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm, thanë shërbimet e shpëtimit.

5 Prill 2025, 14:01 Nga M.L
Stuhitë nuk kanë fund në Spanjë/ Shembet një
Foto ilustruese

SPANJË- Tre persona kanë humbur jetën në Spanjën jugore ditën e sotme. E gjitha ndodhi gjatë shembjes së një godine, e cila u shkaktua nga stuhia Nuria që u shoqërua nga erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm, thanë shërbimet e shpëtimit.

“Përplasja ndodhi pak pas orës 11:30 me orën lokale në një fermë në Coria del Rio, një komunitet prej 30,000 banorësh që ndodhet 15 kilometra larg Seviljes në Andaluzi” tha një zëdhënëse e shërbimeve të shpëtimit në një mesazh të postuar në mediat sociale.

Sipas zëdhënëses, një banor ka njoftuar autoritetet duke shpjeguar se era ka hequr çatinë dhe ka dëmtuar muret e godinës. Me të mbërritur në vendngjarje, ekipet e shpëtimit zbuluan trupat e tre personave.

“Burimet mjekësore kanë konfirmuar vdekjet," tha qeveria rajonale e Andaluzisë në një njoftim për shtyp, duke cituar policinë se erërat goditën gjithashtu një shtyllë elektrike, me autoritetet që njoftuan kompaninë e energjisë.

Ardhja e stuhisë Nuria, në brigjet e Spanjës dhe Portugalisë bëri sot Shërbimin Meteorologjik Spanjoll  të shpallë alarmin  për shumë rajone, përfshirë Andaluzinë për shkak të rrezikut të erërave të forta dhe reshjeve të dendura. Kjo është stuhia e pestë që godet Spanjën që nga fillimi i marsit, muaj në të cilin sasia e shiut të regjistruar është 2.5 herë më e lartë se nivelet normale për sezonin. Kjo seri e ngjarjeve ekstreme të motit ka bërë që gjithsej të paktën 10 persona të vdesin në aksidente.

moti i keq ne spanje

Sondazh

Poll