5 Prill 2025, 12:45
Nga r.ll
foto ilustruese
RUSI- Një ndërtesë industriale në rajonin e Mordovias në Rusi është goditur nga dronët e Ukrainës më 5 prill, tha guvernatori i këtij rajoni përmes një deklarate në Telegram.
Guvernatori Artyom Zdunov tha se ekipet emergjente kanë dalë në vendngjarje, por ai nuk tregoi se cila ndërtesë industriale është sulmuar apo nëse ka viktima nga sulmi.
Baza, një kanal në Telegram që ka lidhje me forcat ligjzbatuese ruse, tha se është sulmuar një fabrikë e fibrave optike në qytetin Saransk, 820 kilometra larg nga kufiri me Ukrainën.
Në këtë kanal u publikua edhe një video që tha se shfaq sulmet me dronë ndaj kësaj fabrike.
Ndërkohë, autoritetet në Kiev thanë se mbrojtjet ajrore ukrainase kanë rrëzuar 51 nga 92 dronët që Rusia lëshoi gjatë natës.
Përmes një deklarate, Forcat Ajrore ukrainase thanë se 31 dronë të tjerë “u humbën” – referencë për përdorimin e pajisjeve elektronike për të penguar operimin e dronëve.
Ukraina, që po përballet me luftën e nisur nga Rusia që nga viti 2022, tha se si pasojë e sulmeve të fundit ruse janë shkaktuar dëme në rajonet e Kievit, Zhytomirit, Sumit dhe Dnipropetrovskit.
Njoftimet për sulme të reja në Ukrainë dhe Rusi vijnë një ditë pasi forcat e Moskës kryen sulme vdekjeprurëse në Ukrainë./REL
lufta rusi-ukraine
Bota
5 Prill 2025, 12:22
r.ll
foto ilustruese
UKRAINË- Krerët e forcave të armatosura të Francës dhe Britanisë diskutuan për forci...
Bota
5 Prill 2025, 12:00
M.L
Foto ilustruese
SHBA- Barack Obama ka treguar se po punon shumë për t'u pajtuar me gruan e tij, Michelle Obama, pasi dy manda...
Bota
5 Prill 2025, 11:29
M.L
Foto ilustruese
MAQEDONI E VERIUT- Pas tragjedisë së ndodhur disa javë më parë në diskotekën 'Pulse' në Ko&cce...
Bota
5 Prill 2025, 10:12
M.L
SHBA- Qarku i Los Anxhelosit ra dakord të paguante 4 miliardë dollarë si dëmshpërblim për të kompensuar rreth 7,0...
Bota
5 Prill 2025, 09:50
M.L
Foto ilustruese
MIANMAR- Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Mianmarin më 28 mars ka arritur në 3...
Bota
5 Prill 2025, 09:41
M.L
Foto ilustruese
SHBA- Tregjet globale goditen sërish pas përshkallëzimit të luftës tregtare. Për të dytën ditë...
Bota
5 Prill 2025, 09:31
r.ll
SHBA- Agjentët doganorë amerikanë ka filluar me mbledhjen e tarifës prej 10% të vendosur nga Presidenti Donald Trump për t&...
Bota
5 Prill 2025, 09:27
r.ll
donald trump
SHBA- Njoftimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, më 2 prill, për rritjen e tarifave në shkal...
Bota
5 Prill 2025, 09:17
M.L
Foto ilustruese
UKRAINË- Një sulm rus në një lagje të një qyteti industrial në Ukrainën qendrore nga vjen...
Bota
5 Prill 2025, 09:07
M.L
Foto ilustruese
KINA- Kina vlerësoi sot se 'tregu ka folur', duke hedhur poshtë tarifat e presidentit amerikan Donald Trump dhe duke ftuar Uashin...