E rëndë/ Shkon në 3354 numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues në Mianmar, kreu i OKB: Shumë prej tyre kanë humbur gjithçka
Foto ilustruese MIANMAR- Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Mianmarin më 28 mars ka arritur në 3...
Marrëveshja, e cila duhet të miratohet nga Bordi i Lartë i Mbikëqyrësve të qarkut, synon të kompensojë viktimat e sulmeve seksuale në shkollat e konviktit dhe qendrat e paraburgimit të të miturve në vitet 1980, 1990 dhe 2000.

SHBA- Qarku i Los Anxhelosit ra dakord të paguante 4 miliardë dollarë si dëmshpërblim për të kompensuar rreth 7,000 viktima të abuzimit seksual në jetimore dhe qendra të paraburgimit për të mitur, njoftuan autoritetet të premten. Marrëveshja, e cila duhet të miratohet nga Bordi i Lartë i Mbikëqyrësve të qarkut, synon të kompensojë viktimat e sulmeve seksuale në shkollat e konviktit dhe qendrat e paraburgimit të të miturve në vitet 1980, 1990 dhe 2000.
“Në emër të qarkut, sinqerisht u kërkoj falje të gjithë atyre që ishin viktima të këtyre akteve të dënueshme. Rëndësia historike e këtij vendimi tregon qartë se ne jemi të vendosur të ndihmojmë të mbijetuarit të rikuperojnë dhe rindërtojnë jetën e tyre dhe të miratojnë dhe zbatojnë ndryshimet sistemike të nevojshme për të garantuar sigurinë e të rinjve," tha Fezia Davenport, drejtuese e qarkut të Los Anxhelosit.
Një ligj i miratuar në vitin 2020 në shtetin e Kalifornisë zgjati periudhën kohore gjatë së cilës ata që kanë qenë viktima të abuzimit seksual në fëmijërinë e tyre mund të kërkojnë drejtësi. Qindra njerëz, tani të rritur, kanë thënë se janë sulmuar seksualisht në ambientet e të miturve, veçanërisht në Qendrën e Fëmijëve MacLaren, e cila u mbyll në vitin 2003 dhe strehoi fëmijë që prisnin të vendoseshin në familje kujdestare. Shkolla e konviktit filloi funksionimin në vitin 1961 dhe në 1976 u mor nga Departamenti i Shërbimeve të Fëmijëve dhe Familjes në Qarkun e Los Anxhelosit.
Një burrë raportoi se ishte abuzuar seksualisht nga një mjek në konvikt kur ishte 8 vjeç, ndërsa një tjetër tha se ishte sulmuar nga një punëtor në moshën 5. Sipas dokumenteve të gjykatës nga ankesat e paraqitura, zyrtarët në Qendrën e Fëmijëve MacLaren shpesh i izolonin fëmijët, i qetësonin dhe i lidhnin në karrige. Një hetim për këtë shtëpi tmerri, siç është cilësuar nga avokatët e viktimave, zbuloi se kontrollet e të kaluarës dhe të dosjeve kriminale të punonjësve nuk u kryen për dekada.
Autoritetet paralajmëruan se kompensimi do të kishte një ndikim të rëndësishëm për vite me radhë në financat e qarkut, më i madhi në SHBA për nga popullsia prej afro dhjetë milionë dollarësh, i cili ka një buxhet vjetor prej 49 miliardë dollarësh.
Foto ilustruese MIANMAR- Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Mianmarin më 28 mars ka arritur në 3...
Foto ilustruese SHBA- Tregjet globale goditen sërish pas përshkallëzimit të luftës tregtare. Për të dytën ditë...
SHBA- Agjentët doganorë amerikanë ka filluar me mbledhjen e tarifës prej 10% të vendosur nga Presidenti Donald Trump për t&...
donald trump SHBA- Njoftimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, më 2 prill, për rritjen e tarifave në shkal...
Foto ilustruese UKRAINË- Një sulm rus në një lagje të një qyteti industrial në Ukrainën qendrore nga vjen...
Foto ilustruese KINA- Kina vlerësoi sot se 'tregu ka folur', duke hedhur poshtë tarifat e presidentit amerikan Donald Trump dhe duke ftuar Uashin...
foto ilustruese BERLIN- Gjermania po shqyrton heqjen e një stoku të madh ari nga një kasafortë në Nju Jork për shkak të ...
donald trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump publikoi një video ditën e djeshme në Truth, ku thotë se tregon dh...
foto ilustruese AUSTRI- Austria njoftoi gjatë javës mbylljen e disa pikave kufitare me Hungarinë dhe Sllovakinë për shkak të ...
foto ilustruese SHBA- Rritja e tarifave doganore në nivel ndërkombëtar, e shkaktuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t&e...