Bota

"Kishte një përçarje të thellë me gruan time"/ Ish-presidenti Barack Obama tregon krizat në martesë gjatë dy mandateve në Shtëpinë e Bardhë

Obama ka deklaruar se kishte pasur një përçarje të thellë me bashkëshorten e tij.

5 Prill 2025, 12:00 Nga M.L
"Kishte një përçarje të thellë me gruan
Foto ilustruese

SHBA- Barack Obama ka treguar se po punon shumë për t'u pajtuar me gruan e tij, Michelle Obama, pasi dy mandatet e tij në Shtëpinë e Bardhë shkaktuan probleme në martesën e tyre. Obama ka deklaruar se kishte pasur një përçarje të thellë me bashkëshorten e tij.

"Kishte një përçarje të thellë me gruan time," pranoi Obama në një bisedë me presidentin e Kolegjit Hamilton, Stephen Tepper.

“Kështu që unë përpiqem të dal nga kjo situatë duke bërë herë pas here gjëra argëtuese”, shtoi ish-presidenti amerikan. Ai la të kuptohet se dy mandatet e tij në Shtëpinë e Bardhë ndikuan në marrëdhënien e tij me Michelle.

Michelle ka folur më parë për problemet në martesën e saj, duke thënë se gjatë viteve që Barack ishte përfshirë në politikë, ajo ishte e fokusuar në rritjen e vajzave të tyre, Sasha dhe Malia. Në një intervistë të vitit 2022 për Revolt TV, ish-zonja e parë zbuloi: Kishte 10 vjet kur nuk mund ta duroja burrin tim.

Familja Obama, të cilët tani jetojnë në Uashington, pushtuan mediat ndërsa u përhapën thashethemet se ata ishin në prag të divorcit. Thashethemet u ndezën më tej kur Michelle nuk e shoqëroi burrin e saj si në funeralin e Presidentit Jimmy Carter, ashtu edhe në inaugurimin e Donald Trump.

Çifti u përpoq ta minimizonte këtë fakt duke postuar foto së bashku në ditën e të dashuruarve të shoqëruara me mesazhe të buta. Michelle dhe Barack u takuan në fund të viteve 1980 në studion ligjore ku të dy punonin dhe u martuan në vitin 1992. Në kujtimet e tij të vitit 2020, Një Tokë e Premtuar, ish-presidenti shkroi se ai ishte i dashuruar pothuajse që në momentin që e pashë.

michelle obama barack obama

Sondazh

Poll