Aktualitet

Ushtrohej prostitucion në shtëpinë e marrë me qira, procedohen dy kineze dhe 6 shqiptarë në Durrës! Në kërkim organizatorët e grupit kriminal

Në banesën e dy shtetaseve kineze, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy pasaporta të shtetaseve kineze, 86400 All dhe 440 Euro dhe 3 aparate celular, disa karta telefoni dhe disa karta banke.

5 Prill 2025, 11:11 Nga r.ll
Ushtrohej prostitucion në shtëpinë e marrë me qira,
foto ilustruese

DURRËS- Një shtëpi e marrë me qira në Durrës ishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit. Si rezultat policia ka proceduar në kuadër të finalizimit të operacionit të koduar "Storm 3", dy shtetase kineze që kishin marrë me qira banesën dhe 6 shqiptarë që u gjetën në këtë banesë.

Nga hetimet ka rezultuar se një grup i strukturuar kriminal në përbërjen e të cilit janë kinezë, rekrutojnë shtetase kineze në Kinë dhe më pas i dërgojnë në Shqipëri për prostitucion, ku u sigurojnë apartamente me qira për kryerjen e aktivitetit kriminal dhe pasi sigurojnë klientet nëpërmjet faqeve onlinë i dërgojnë klientit vendndodhjen.

Policia ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e organizatorëve të rekrutimit të shtetasve kineze me qëllim ushtrimin e prostitucionit. Ndërkohë në banesën e dy shtetaseve kineze, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy pasaporta të shtetaseve kineze, 86400 All dhe 440 Euro dhe 3 aparate celular, disa karta telefoni dhe disa karta banke.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme pas një hetimi me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Storm 3″.

Zbulohet një ambient i marrë me qira, që ishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

Procedohen penalisht dy shtetase kineze që kishin marrë me qira banesën.

Procedohen penalisht dhe 6 shtetas shqiptarë që u gjetën në këtë banesë.

Vijon puna intensive për kapjen e organizatorëve të rekrutimit të shtetasve kineze me qëllim ushtrimin e prostitucionit.

Sekuestrohen shuma parash, aparate celular dhe karta banke.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas një hetimi 2-javor me metoda proaktive, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Prostitucioni” dhe “Trafikimi i personave të rritur”, finalizoi operacionin policor të koduar “Storm 3”, në kuadër të të cilit nisi procedimi penal për veprat penale “Prostitucioni”, dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit” për shtetaset kineze R. W, 54 vjeçe, X. X., 41 vjeçe.

Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 6 shtetas nga Durrësi dhe Kruja që u gjetën në banesën e dy shtetasve kineze.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve kineze, 86400 All dhe 440 Euro dhe 3 aparate celular, disa karta telefoni dhe disa karta banke.

Nga veprimet hetimore të kryera gjatë hetimit proaktiv rezultoi se shtetaset kineze në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, kishin përshtatur një ambient të marrë me qira, dhe ushtronin prostitucionin.

Po nga hetimet ka rezultuar gjithashtu se një grup i strukturuar kriminal në përbërjen e të cilit janë shtetas kinezë, rekrutojnë shtetase kineze në Kinë dhe më pas i dërgojnë në drejtim të Shqipërisë për kryerjen e aktivitetit kriminal të prostitucionit, ku u sigurojnë apartamente me qira për kryerjen e aktivitetit kriminal dhe pasi sigurojnë klientet nëpërmjet faqeve onlinë i dërgojnë klientit vendndodhjen.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen e këtyre shtetasve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të përfituara nga prostitucioni, 3 celularë, 2 pasaporta dhe sende të tjera.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia e durresit operacioni \"storm 3\"

Sondazh

Poll