5 Prill 2025, 09:54
Nga r.ll

VLORË- Tre persona janë arrestuar në Vlorë, pas finalizimit të një operacioni për goditjen e rasteve të shpërndarjes së drogës dhe tregtisë së paligjshme të mallrave të dyshuara si të kontrabanduara.
Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit në dy subjekte tregtare të llojit tabakino, në qytetin e Vlorës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, dhjetëra doza me lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, si dhe një sasi paketash cigaresh pa pullën fiskale të Ministrisë së Financave, të dyshuara si të kontrabanduara.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhjetëra doza kokaine, kanabisi dhe paketa cigaresh pa pullë fiskale.
NJOFTIMI I POLICISË:
DVP Vlorë
Finalizohet operacioni policor “Tabacchino”, goditen 2 raste të shpërndarjes së drogës dhe tregtisë së paligjshme të mallrave të dyshuara si të kontrabanduara.
Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine, kanabisi dhe paketa cigaresh pa pullë fiskale.
Kishin përshtatur subjektet e tyre tregtare për fshehjen dhe shitjen e dozave të kokainës dhe kanabisit, vihen në pranga 3 shtetas.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe tregtisë së paligjshme të mallrave të dyshuara si të kontrabanduara, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Tabacchino”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
D. B., 40 vjeç, K. V., 44 vjeç dhe A. T., 39 vjeç, të tre banues në Vlorë.
Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit në dy subjekte tregtare të llojit tabakino, në qytetin e Vlorës, njëri në përdorim nga shtetasi D. B. dhe tjetri në përdorim nga shtetasit K. V. dhe A. T, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, dhjetëra doza me lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, si dhe një sasi paketash cigaresh pa pullën fiskale të Ministrisë së Financave, të dyshuara si të kontrabanduara.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
policia e vlore
Aktualitet
5 Prill 2025, 09:12
r.ll
kryepeshkopi joan pelushi
TIRANË- Kryepeshkopi i i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Joan Pelushi ishte i ftuar ditë...
Aktualitet
5 Prill 2025, 08:52
r.ll
foto ilustruese
KORÇË- Punonjësi i një pike karburanti në lagjen nr 10 në Korçë ka denoncuar në polici se ...
Aktualitet
5 Prill 2025, 07:43
r.ll
TIRANË- Shqipëria duhet të zbatojë 31 reforma që lidhen me 141 ndërhyrje që synojnë përmirësimin e klimë...
Aktualitet
5 Prill 2025, 07:34
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria ka avancuar në procesin e integrimit për në Bashkimin Europian, duke hapur në tetor ka...
Aktualitet
5 Prill 2025, 07:30
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Në dispozicion të Shqipërisë janë 922 milionë euro në dy vitet në vijim, por kushtet p...
Aktualitet
5 Prill 2025, 07:25
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Orët e paradites do të vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të le...
Aktualitet
4 Prill 2025, 22:42
N.F
Foto
TIRANË- Jo gjithmonë lidhjet e dashurisë përfundojnë si nëpër filma, ku dy të rinjë, përfundojn...
Aktualitet
4 Prill 2025, 22:25
N.F
Foto
PEQIN- Rastet e gabimeve në zyrat e gjendjes civile janë të shumta dhe një ndër to u trajtua edhe në emisionin &ldq...
Aktualitet
4 Prill 2025, 22:14
N.F
Droga
QIPRO- Një 26-vjeçare greke është arrestuar në aeroportin e Qipros. Arrestimi i saj erdhi pasi në bagazhin e saj iu g...
Aktualitet
4 Prill 2025, 22:04
N.F
Foto
LUSHNJE- Pak ditë më parë, në rrjetet sociale u shpërnda një video me përmbajtje të dhunshme e cila vinte...