Aktualitet

Komisioneri për Zgjerim në Tiranë, Varhelyi: Negociatat para Samitit të Zagrebit. Rama: Luftë KÇK-së. Basha: Gati t’i j

16 Janar 2020, 09:21 Nga DOSJA
Komisioneri për Zgjerim në Tiranë, Varhelyi: Negociatat para

TIRANË– Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europaian, Oliver Varhelyi, pas vizitës në Maqedoninë e Veriut, ka zhvilluar sot disa takime dhe në Tiranë, në kuadër të turit të tij dy ditor. Vorhelyi është takuar sot me Kryemininstrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta dhe me kreun e opozitës Lulzim Basha. Po ashtu ka parë nga afër dhe dëmet e shkaktura nga tërmeti në Durrës, ku tha se shumë shpejt paratë e premtuara nga KE do jenë në terren për të riparuar dëmet. 

Në Tiranë, Varhelyi ka mbajtur një konferencë për mediat me Kryeministrin Edi Ramë, në të cilën u shpreh se ka biseduar me dy vendet skeptike të Shqipërisë, Francën dhe Holandën për çeljen e negiociatave për Shqipërinë. Sipas tij, diskutimet kanë vijuar me tone pozitive. Më tej ai ka shtuar se  Shqipëria do të përfitojë 28 milionë euro shpërblim për punën që ka bërë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Ndërsa kryeministri Edi Rama në fjalën e tij e ka falenderuar Komisionerin për ndihmën e tij gjatë situatës pas-tërmetit dhe e ka vënë në dijeni për reformat që Shqipëria ka ndërmarrë. Rama është shprehur se refoma në Drejtësi vazhdon dhe së shpejti do të nisë edhe lufta anti-KÇK për të gjithë grupet kriminale dhe magjistratët e përfshirë më ta.

Pas konferencës dhe vizitën në Durrës, Komisioneri ka takaur dhe Presidentin Ilir Meta me të cilin ka diskutuar për integrimin e Shqipërisë në BE. Ndërkohë një bisedë e tillë është bërë dhe me spektrin opozitar, ku pas takimit Basha tha se është gati t’i jape fund krizës me çdo kosto dhe kërkoi përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë.

(K.M. A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama komisioneri për zgjerim takim me ramën komisioni evropian olivér várhelyi rama edi rama komisioneri për zgjerim takim me ramën komisioni evropian olivér várhelyi rama

Sondazh

Poll