Bota

29-vjeçari i deportuar gabimisht në El Salvador kërkon kthimin e tij në SHBA

Qeveria amerikane pranoi se dëbimi i Garcias ishte për shkak të "gabimit administrativ", por shtoi se nuk mund ta kthejë atë në SHBA, sepse ai tani është në paraburgimin e El Salvadorit.

4 Prill 2025, 22:57 Nga N.F
29-vjeçari i deportuar gabimisht në El Salvador kërkon kthimin
Kilmar Abrego Garcia

SHBA- Një gjykatë federale në Maryland vendosi të premten se SHBA duhet të kthejë në vend personin që u deportua gabimisht në El Salvador. Kilmar Abrego Garcia, sipas vendimit, duhet të kthehet jo më vonë se ora 23:59 e së hënës së datës 7 prill.

"Është një rast i rëndësishëm për të dhe familjen e tij," tha ajo, duke iu referuar 29-vjeçarit Garcia, i cili është baba i tre fëmijëve.

Qeveria amerikane pranoi se dëbimi i Garcias ishte për shkak të "gabimit administrativ", por shtoi se nuk mund ta kthejë atë në SHBA, sepse ai tani është në paraburgimin e El Salvadorit. Ishte hera e parë që shteti amerikan pranoi se ishte bërë një gabim në procesin e dëbimit, që tani është politika e qeverisë qendrore.

Për më tepër, gjykata nuk pranoi pretendimet e zyrtarëve qeveritarë se Garcia ka lidhje me bandën famëkeqe MS-13 , sepse provat e paraqitura ishin të pamjaftueshme.

kilmar abrego garcia

Sondazh

Poll