4 Prill 2025, 14:00
Nga E. D
foto ilustruese
FRANCË- Britania dhe Franca e kanë akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, se po i zvarrit bisedimet për një armëpushim, që synojnë ndaljen e pushtimit të Ukrainës nga Rusia, dhe kanë kërkuar përgjigje të shpejtë nga Moska pas përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të siguruar një armëpushim.
Rusia në mënyrë efektive ka refuzuar një propozim amerikan për një ndalje të plotë të luftimeve për 30 ditë, teksa Ukraina e ka pranuar planin e Uashingtonit.
“Sipas mendimit tonë, Putini po vazhdon të mjegullojë situatën, po vazhdon ta zvarrisë procesin”, tha sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, për gazetarët në selinë e NATO-s, duke qëndruar përkrahë homologut të tij francez, Jean-Noel Barrot.
I dërguari i Kremlinit, që ka vizituar Uashingtonin gjatë kësaj jave për të zhvilluar bisedime me zyrtarët e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, tha se do të duhej edhe takime të tjera për të zgjidhur çështjet e hapura.
Kirill Dmitriev tha për gazetarët rusë “se për dialogun duhet kohë, por është duke shkuar në mënyrë pozitive dhe konstruktive”.
Ai kritikoi atë që e quajti “fushatë të koordinuar mediale dhe përpjekje nga disa politikanë për të prishur raportet Rusi-SHBA, për të shtrembëruar atë që e thotë Rusia dhe për të paraqitur Rusinë dhe udhëheqësit e saj në një mënyrë negative”.
Britania dhe Franca po udhëheqin përpjekjen shumëkombëshe të njohur si “koalicioni i vullnetit”, duke synuar krijimin e një force të sigurisë e cila do të dislokohej në Ukrainë në rast se në të ardhmen arrihet një marrëveshje armëpushimi.
Një zyrtar i lartë ukrainas tha më herët gjatë javës tha se midis dhjetë deri në 12 vende deri më tani kanë thënë se do t’i bashkohen këtij koalicioni.
Lammy tha se përderisa Putini duhet të pranojë një marrëveshje armëpushimi, “ai po vazhdon ta bombardojë Ukrainën. Po bombardon popullatën e saj civile, furnizimet e energjisë. Ne po e shohim se si po vepron Putini, e dimë se çfarë po bën”.
Barrot tha se Ukraina para tre javësh ka pranuar kushtet për armëpushim, dhe tani Rusia “tani ia ka borxh SHBA-së një përgjigje”.
“Rusia po e zvarrit procesin, po vazhdon sulmet ndaj infrastrukturës së energjisë, po vazhdon krimet e luftës”, tha Barrot. “Duhet të thotë ‘po’ dhe duhet të japë një përgjigje shpejt”.
Sipas ministrit francez, Rusia nuk ka shfaqur asnjë sinjal se dëshiron të ndalë fushatën e saj ushtarake, duke kujtuar se të hënën Putini urdhëroi rekrutimin e 160.000 ushtarëve të rinj për shërbim të detyrueshëm ushtarak për një vit.
Dy ministrat u zotuan se do të vazhdojnë të ndihmojnë Ukrainën që të forcojë ushtrinë e saj, teksa Kievi që nga viti 2022 është duke u përballur me pushtimin e nisur nga Moska./REL
france britani
Bota
4 Prill 2025, 13:03
E. D
foto ilustruese
KOREJA E JUGUT- Presidenti i Koresë së Jugut është shkarkuar nga detyra pasi Gjykata Kushtetuese votoi unanimisht p&eum...
Bota
4 Prill 2025, 12:55
E. D
foto ilustruese
KINË- Një tarifë shtesë prej 34% për produktet amerikane është shpallur nga Kina n&e...
Bota
4 Prill 2025, 12:25
M.B
Foto ilustruese
ITALIA- Një 15-vjeçar nga Cesena në Itali u denoncua nga Policia Postare në Prokurorinë e Gjykatës për...
Bota
4 Prill 2025, 12:02
M.B
Donald Trump
SHBA- Presidenti Trump njoftoi tarifa të reja “reciproke” për pothuajse të gjithë partnerët tregtarë...
Bota
4 Prill 2025, 11:23
E. D
foto ilustruese
RUSI- Sulmet me dronë të Rusisë që goditën ndërtesa banimi në Harkiv, në verilindje të Ukrain&...
Bota
4 Prill 2025, 11:01
e.d
foto ilustruese
SHBA- Të paktën shtatë persona kanë vdekur pasi tornadot dhe erërat të forta përfshinë jugun e SHBA...
Bota
4 Prill 2025, 10:37
E. D
foto ilustruese
GAZA- Ushtria izraelite njoftoi se ka nisur një ofensivë të re tokësore në lindje të Qytetit të Gazë...
Bota
4 Prill 2025, 09:03
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA Donald Trump sinjalizoi hapjen ndaj negociatave në lidhje me tarifat reciproke të shpallura të enjten.&...
Bota
4 Prill 2025, 08:44
E. D
Timothy Haugh
SHBA- Administrata Trump ka shkarkuar drejtorin dhe zëvendësdrejtorin e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare. Shk...
Bota
4 Prill 2025, 08:32
M.B
Yoon Suk Yeol
KOREA E JUGUT- Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut në mënyrë unanime mbajti në fuqi vendimin për shkarki...