4 Prill 2025, 10:37
Nga E. D
foto ilustruese
GAZA- Ushtria izraelite njoftoi se ka nisur një ofensivë të re tokësore në lindje të Qytetit të Gazës më 4 prill, me qëllim që të zgjerojë zonë e sigurisë që ka krijuar brenda enklavës palestineze. Izraeli tha se trupat e tij në orët e fundit kanë nisur të kryejnë aktivitete ushtarake në zonën Shejaija, në veri të Gazës.
“Trupat kanë eliminuar një numër të terroristëve dhe kanë shkatërruar infrastrukturë të Hamasit, përfshirë një qendër komanduese që terroristët e Hamasit përdornin për të planifikuar dhe kryer sulme terroriste”, u tha në njoftimin e ushtrisë.
Izraeli tha se civilët do të lejohen të evakuohen nga zonat e luftimeve përmes rrugëve të organizuara për sigurinë e tyre. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha një ditë më parë se shteti i tij do të rrisë praninë ushtarake brenda Rripit të Gazës për të shkatërruar dhe pastruar zonën nga terroristët dhe infrastruktura terroriste.
"Operacioni synon të marrë nën kontroll zona të mëdha dhe t’i inkorporojë në zonën izraelite të sigurisë”, tha ai, pa dhënë detaje të tjera.
Izraeli ka thënë se do të vazhdojë ofensivën në Gazë, me qëllim që ta detyrojë Hamasin grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian të lirojë pengjet që mori gjatë sulmit ndaj Izraelit në tetor të vitit 2023, që nxiti luftën në Gazë. Gjatë sulmit të 7 tetorit 2023, Hamasi vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 50.000 palestinezë.
lufta ne gaza
Bota
4 Prill 2025, 09:03
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA Donald Trump sinjalizoi hapjen ndaj negociatave në lidhje me tarifat reciproke të shpallura të enjten.&...
Bota
4 Prill 2025, 08:44
E. D
Timothy Haugh
SHBA- Administrata Trump ka shkarkuar drejtorin dhe zëvendësdrejtorin e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare. Shk...
Bota
4 Prill 2025, 08:32
M.B
Yoon Suk Yeol
KOREA E JUGUT- Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut në mënyrë unanime mbajti në fuqi vendimin për shkarki...
Bota
4 Prill 2025, 08:28
M.B
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në takim me kryeministrin hungarez Viktor Orban
HUNGARIA- "Hungaria do të largohet nga Gjykata...
Bota
4 Prill 2025, 08:15
M.B
Marco Rubio dhe Mark Rutte
BRUKSEL- Fillimi i takimit dy ditor të ministrave të Jashtëm të NATO-s, u la në hije nga...
Bota
4 Prill 2025, 07:19
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur një tarifë 10% për mallrat nga shumica e vendeve që importohen në...
Bota
3 Prill 2025, 21:24
A.Ll
SHBA - Një zbulim emocionues ka ndodhur nga shkencëtarët e Universitetit të Teksasit në Austin, të cilët kanë identifi...
Bota
3 Prill 2025, 20:40
A.Ll
Policia franceze
FRANCË - Një ish-punonjëse çerdhe në Lion, Francë, Miriam Zaouen, është dënuar me 25 vjet b...
Bota
3 Prill 2025, 20:31
r.ll
donald trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump shfaqi dje nga kopshtet e Shtëpisë së Bardhë tabelat me tarifat që synojn...
Bota
3 Prill 2025, 20:25
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga një ekip ndërkombëtar përgjegjës për mbledhjen e p...