Sport

Inter Miami ndjehet i grabitur, shpërthen Mascherano: "Sulmi pa top është karton i kuq, këtu, në Kinë dhe në hënë!”...

Autori i golit vendimtar Nathan Ordiz goditi me grusht në fytyrë mbrojtësin e skuadrës nga Florida, Maximiliano Falcon dhe gjyqtari e ndëshkoi vetëm me karton të verdhë

4 Prill 2025, 08:30 Nga DOSJA

Inter Miami ndjehet i grabitur, shpërthen Mascherano: "Sulmi pa top

SHBA - Pas 14 rezultateve pozitive radhazi në 2025, Inter Miami i Lionel Messit u mund 1-0 në Los Angeles FC. Një mbrëmje e keqe për ta, të cilët u detyruan të vuanin edhe talljet nga tifozët kundërshtarë.

Në tribuna, në fakt, mbështetësit e LAFC shfaqën një pankartë që tregonte Leo Messin me një fytyrë të deformuar, ndërsa poshtë imazhit qëndronte shkrimi “Pessi”, pseudonimi ironik me të cilin kundërshtarët e tij pretendojnë se argjentinasi mund të shënojë vetëm nga një penallti dhe emoticon i kllounit…

Ndeshja, megjithatë, u kushtëzua nga një zgjedhje arbitrare mjaft e diskutueshme: para se të shënohej goli. Në fakt, autori i golit vendimtar Nathan Ordiz goditi me grusht në fytyrë mbrojtësin e skuadrës nga Florida, Maximiliano Falcon.

Megjithatë, gjyqtarët vendosën ta ndëshkojnë me një karton të verdhë të thjeshtë, gjë që e ndezi tërbimin trajnerin Javier Mascherano në fund të ndeshjes: “Është një situatë shumë e qartë, - tha ish-mesfushori i Liverpoolit dhe Barcelonës, - sulmi pa top është karton i kuq, këtu, në Kinë dhe në hënë!”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll