Politike

Përgjimet/ Erion Veliaj urdhëron Arbrin t'i bëj presion KLP-së: Thuaju “miqve deputetë” të merren me këtë

Në këto përgjime, Veliaj thekson se reagimi i KLP-së është i papranueshëm, pasi janë zgjedhur me shumicë mazhorance nga PS-ja në parlament.

4 Prill 2025, 12:25 Nga I.A
Përgjimet/ Erion Veliaj urdhëron Arbrin t'i bëj presion
Erion Veliaj dhe Arber Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka urdhëruar nga qelia e burgut në Durrës të ushtrohet presion ndaj institucioneve të drejtësisë. Në përgjimet e publikuara nga CNA, Veliaj ka komentuar reagimin e KLP-së në mbrojtje të prokurorëve të SPAK, duke e konsideruar atë si anormale. 

Në këto përgjime, Veliaj thekson se reagimi i KLP-së është i papranueshëm, pasi janë zgjedhur me shumicë mazhorance nga PS-ja në parlament. Për këtë, sipas përgjimeve, angazhon vëllain e tij Arbër Veliaj që të flasë me “miqtë e tij deputetë” që të merren me këtë gjë.

Pjesë nga përgjimet:

Intensifikimi i fushatës mediatike në kohën që data e gjykimit të masës së sigurimit në Gjykatën e Apelit afron me qëllim që të ndihet presioni kundrejt funksionarëve të drejtësisë. Po kështu, një tjetër moment për t'u theksuar është biseda rreth KLP-së në lidhje me deklaratën në mbrojtje të veprimeve të Prokurorisë së Posaçme.

Për shtetasin nën hetim, Erion Veliaj, kjo është e papranueshme dhe anormale, për sa kohë që ata janë votuar në Parlament nga shumica e qeverisë. Për këtë, i kërkon shtetasit Arbër Veliaj që të bisedojë me ‘miqtë deputetë që merren me këtë gjë’

Në orën 19:54, Erion Veliaj bisedon me Arbrin në lidhje me deklaratat e bëra publike nga ana e KLP-së. Erioni i shprehet Arbrit se është shumë i habitur për deklaratën e KLP-së, pasi ata nuk kanë reaguar as për rastin e Saliut. I tregon se shumica prej tyre nuk janë vënë nga Saliu, ‘by the ëay’. I kërkon Arbrit që të flasë me ‘miqtë deputetë’, ata deputetë që merren me këtë punë, pasi KLP-ja duke qenë se është votuar në Parlament nga shumica e qeverisë, deklarata e tyre është anormale.

I tregon sërish se deklarata e KLP-së është anormale, nuk e di se për çfarë motivi e kanë bërë, në një kohë që nuk u shprehën për Saliun. Në fund të komunikimit, i tregon që të vijë herët në takim, që t'i japë pusullën, duke nënkuptuar statusin e radhës

erion veliaj arber veliaj

Sondazh

Poll