Politike

Udhëtim i planifikuar drejt Strasburgut, Berisha kërkon leje në SPAK për të mos u paraqitur

Sipas informacioneve, arsyeja e Berishës për paraqitjen e kërkesës është një udhëtim i planifikuar drejt Strasburgut.

4 Prill 2025, 10:46 Nga M.B
Udhëtim i planifikuar drejt Strasburgut, Berisha kërkon leje në
Sali Berisha

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar leje nga SPAK këtë të hënë që të mos paraqitet në prokurorinë e posaçme. Sipas informacioneve, arsyeja e Berishës për paraqitjen e kërkesës është një udhëtim i planifikuar drejt Strasburgut.

Kryedemokrati Sali Berisha u lirua nga Apeli i GJKKO-së më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në "arrest shtëpiak", për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” Ai është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili vazhdon të jetë në "arrest shtëpie".

Berisha duhet të zbatojë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dy herë në muaj. Ai paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

sali berisha

Sondazh

Poll