Politike

Përgjimet ndaj Veliajt/ Si kryebashkiaku urdhëroi nga burgu intimidimin e ILD-së nga Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë

Pasi dolën rezultatet e diskutimeve nga mbledhja e Këshillit, Avokati i Ajola Xoxës, Maks Haxhia, doli në media dhe sulmoi ILD-në duke folur edhe për nevojën e ndryshimeve ligjore për këtë institucion.

4 Prill 2025, 12:19 Nga I.A
Përgjimet ndaj Veliajt/ Si kryebashkiaku urdhëroi nga burgu
Erion Veliaj dhe Maks Haxhia

TIRANË- Përgjime të reja janë publikuar në lidhje me urdhërat që kryebashkiaku Erion Veliaj jep nga paraburgimi i Durrësit, për të intimiduar institucionet në vend. Në përgjimet e publikuara nga CNA, theksohet se Erion Veliaj ka vënë në lëvizje Këshillin e Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë kundër ILD-së.

Sipas përgjimeve, rezulton se Veliaj i përcjell Maks Haxhisë detyrën që të reagojë profesioni i avokatëve. Sipas porosisë, rezulton se është mbledhur Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë. Pasi dolën rezultatet e diskutimeve nga mbledhja e Këshillit, Avokati i Ajola Xoxës, Maks Haxhia, doli në media dhe sulmoi ILD-në duke folur edhe për nevojën e ndryshimeve ligjore për këtë institucion.

Pjesë nga përgjimet:

Pra, në 18 shkurt Veliaj ka dhënë porosinë për Maks Haxhinë, në 21.02.2025 Maks Haxhia mbledh Këshillin e Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë (ditë e premte) dhe në 24.02.2025 del Maks Haxhia me deklaratë ku sulmon ILD-në në emër të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë.

Më poshtë po sjellim përgjimin e datës 18 shkurt 2025. Erion Veliaj bën me dije se do të mblidhet të premten Dhoma e Avokatisë dhe do të ndërmarrin veprime në shkallë më të gjerë.

Më pas, Erion Veliaj i tregon se ka biseduar me Maksin dhe të premten do të mblidhen të gjithë te Dhoma e Avokatisë, e ndoshta do të ndërmarrin ca veprime si në shkallë më të gjerë, se kjo është kot, avokatët nuk ekzistojnë, për ca duhet ky profesion.... 

Përgjimet ndaj Veliajt/ Si kryebashkiaku urdhëroi nga burgu

erion veliaj maks haxhia

Sondazh

Poll