4 Prill 2025, 12:02
Nga E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka propozuar qeverisë së Kosovës të heqë tarifën doganore 10% në fuqi për mallrat e importuar nga SHBA. Osmani kërkesën e saj e bëri përmes postimit në rrjetet sociale. Presidentja e ndjek miratimin e tarifave doganore nga Trump me të paktën 10 përqind për 180 shtete në botë përfshirë edhe Kosovën. Osmani e konsideron këtë veprim një pozicionim të duhur diplomatik.
Osmani e tha se më shumë se një lëvizje ekonomike, ky është një objektiv i politikës së jashtme, duke riafirmuar përkushtimin e tyre të qëndrueshëm ndaj aleancës Kosovë-SHBA, e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë dhe dekada të mbështetjes së palëkundur
“Jam e bindur se kjo lëvizje do të hapë mundësi të reja për krijimin e vendeve të punës, shkëmbimin e teknologjisë dhe rritjen ekonomike afatgjatë. Më shumë se një lëvizje ekonomike, ky është një objektiv i politikës së jashtme, duke riafirmuar përkushtimin tonë të qëndrueshëm ndaj aleancës Kosovë-SHBA, e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë dhe dekada të mbështetjes së palëkundur”, tha Osmani.
Por Ministri i Financave Hekuran Murati, reagoi ashpër ndaj kërkesës së Vjosa Osmanit. Sipas tij kërkesa shkel kompetencat e ekzekutivit dhe se nuk duhej të ishte bërë publike menjëherë pas paraqitjes zyrtare të saj.
"Secili shtet serioz, këto çështje i trajton larg mediave, dhe publiku njoftohet kur të merret vendimi. Për më tepër, politikat fiskale bien në fushëveprimin e ekzekutivit, konkretisht ministrisë përgjegjëse për financat. Çështja e marrëveshjes për tregti të lirë është përsëritur nga Kryeministri Kurti edhe në takimet që ka zhvilluar me ish ambasadorin amerikan Hovenier”, u shpreh Murati.
Presidenca e Kosovës reagimin e ministrit të financave, e ka cilësuar skandaloz.
“E turpshme, skandaloze, me mungesë respekti bazik institucional e me mungesë të njohurive bazike se si udhëhiqet shteti e mbi të gjitha me mungesë të gatishmërisë minimale që të punohet e bashkëpunohet në interes të Kosovës është deklarata e tij e sotme. Hiqni tarifat e paarsyeshme ndaj aleatit tonë kryesor, dhe lërini deklaratat e turpshme dhe fëminore”, u shpreh Bekim Kupina, këshilltar për mediat në Presidencën e Kosovës.
Presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur tarifat e reja ndaj partnerëve tregtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka thënë se ato do të hyjnë në fuqi në mesnatë (nga e enjtja). Në listat e publikuara të shteteve që SHBA-ja u ka vënë tarifa, figuron edhe Kosova me 10 për qind tarifa. Edhe vendet e tjera të rajonit figurojnë me këtë përqindje tarifash: Shqipëria 10%, Mali i Zi 10%, Serbia 37%, Maqedonia e Veriut 33%, Bosnja e Hercegovina 35%.
vjosa osmani donald trump tarifat
Politike
4 Prill 2025, 11:24
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në eventin e sotëm ku zhvillohet faza finale e Garës Ndërkombëtare p...
Politike
4 Prill 2025, 11:11
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur gjatë një takimi me pensionistët tha se do të ...
Politike
4 Prill 2025, 11:09
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se problemi më i dhimbshëm në shoqëri...
Politike
4 Prill 2025, 11:07
M.B
Gentian Sula
TIRANA- Biznesmeni Gentian Sula është paraqitur në SPAK paraditen e sotme. Sula është nën hetim ...
Politike
4 Prill 2025, 11:02
M.B
Oliver Ropke
TIRANA- Presidenti i EESC Oliver Ropke, mori pjesë sot në takimin inaugurues të Komitetit të Përbashkë...
Politike
4 Prill 2025, 10:46
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar leje nga SPAK këtë të hënë që t&e...
Politike
4 Prill 2025, 10:46
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur gjatë një takimi me pensionistët kritikoi ndërt...
Politike
4 Prill 2025, 10:35
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e kryedemokratit Sali Berisha për përjashtimin e trupës gjykues...
Politike
4 Prill 2025, 10:32
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur gjatë një takimi me pensionistët, tha se kryeministr...
Politike
4 Prill 2025, 10:31
I.A
Ajola Xoxa
TIRANË- Bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Mësohet se Xoxa...