Aktualitet

Ikona e kinematografisë shqiptare/ Nisin homazhet në TKOB për Margarita Xhepën

Pas mbërritjes së trupit, kanë nisur homazhet në nder të Xhepes, që pritet të mbahen deri në orën 13:00. 

4 Prill 2025, 10:41 Nga I.A
Ikona e kinematografisë shqiptare/ Nisin homazhet në TKOB për
Margarita Xhepa

TIRANË- Trupi i pajetë i ikonës së kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa ka mbërritur në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Pas mbërritjes së trupit, kanë nisur homazhet në nder të Xhepes, që pritet të mbahen deri në orën 13:00. 

Margarita Xhepa u shua në një spital privat në Tiranë, ku ishte shtruar për shkak të disa problemeve pulmonare. Aktorja u lind më 2 prill të vitit 1932, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj. Një nga Zonjat e Mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar që ka skalitur memorien e publikur shqiptare me role brilante që prej fillimit të saj, në vitet 60 dhe deri më tani. 

 

margarita xhepa

Sondazh

Poll