Sport

Partizani me "një këmbë" në finale, Hoxha dhe Keko heronjtë e fitores ndaj Egnatias

Egnatia - Partizani 0-1, gjysmëfinalja e parë e Kupës së 73-të të Shqipërisë, ndeshja e kthimti më 23 prill në “Arenën e Demave”

3 Prill 2025, 21:42 Nga DOSJA
Partizani me "një këmbë" në finale, Hoxha dhe Keko

RROGOZHINE - Partizani ka triumfuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, 1-0 përballë Egnatias në “Arena Egnatia”.

Një ndeshje e luftuar, me rrogozhinasit që krijuan një volum të madh loje, krijuan raste, por pa arritur të mposhtin portierin Alban Hoxha. Nga ana tjetër, të kuqtë shfrytëzuan në maksimum mundësinë e krijuar. Ishte Keko, i cili fitoi një 11-metërsh dhe e ktheu në gol në minutën e 85-të.

Pas kësaj fitoreje, Partizani ka hedhur një hap përpara në finalen e Kupës së 73-të të Shqipërisë. Ndeshja e kthimit gjysmëfinale është planifikuar për më 23 prill, në “Arenën e Dema”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll