Politike

Berisha zbulon ditën kur do të vijë Chris LaCivita në Shqipëri: Jemi në komunikim të përditshëm dhe...

Berisha u shpreh se LaCivita do të vijë në Shqipëri sapo të hapet fushata.

3 Prill 2025, 22:38 Nga r.ll
Berisha zbulon ditën kur do të vijë Chris LaCivita në
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur mbrëmjen e sotme lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Një nga pyetjet që iu bënë në emisionin "Opinion" kishte të bënte edhe me Chris LaCivita-n “bashkëarkitektin” e fitores së Trump në SHBA, që do të drejtojë fushatën e PD-së. Berisha u shpreh se LaCivita do të vijë në Shqipëri sapo të hapet fushata.

Pjesë nga intervista në studio:

Fevziu:  LaCivita kur do vijë?

Berisha: LaCivita do vijë këto ditë kur të hapet fushata dhe ne jemi në komunikim të përditshëm online me të.

Fevziu: Është folur që ai do vinte bashkë me një ftesë që ju mund të vizitonit SHBA-në?

Berisha: Absolutisht kurrë.

Fevziu: Nuk ka qenë e vërtetë?

Berisha: Nuk është e vërtetë se ai është konsulent elektoral.

Fevziu: Nuk flet në emër të qeverisë së SHBA?

Berisha: Nuk është lobist. Ai është bashkëkryetari i Komitetit Kombëtar Republikan

Fevziu: Kur keni biseduar me të ju ka dhënë ai shpresë që mund t’i fitoni këto zgjedhje.

Berisha: As që e ka vënë në dyshim ndonjëherë. Ai e njeh. Ka feeling. Lëre mos e pyet. Ai e sheh.

Fevziu: Ti e mban mend si e quajti Rama atë, një Trump-ist tha?

Milori: Një turist që do marrë lekët dhe do ikë.

Berisha: Ajo do të thotë një fitimtar pastaj. Po i tha ashtu, e nderojnë me atë.

sali berisha zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll