3 Prill 2025, 22:25
Nga DOSJA
Xhamia
LIBRAZHD- Një ngjarja e pazakontë është regjistruar në fshatin Dragostunjë të bashkisë së Librazhdit këtë javë. Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur paratë që ndodheshin në kasafortën e xhamisë së fshatit Dragostunjë. Vjedhja është konstatuar mesditën e të Martës nga besmitarët të cilën kishin shkuar për tu falur në këtë objekt kulti.
Ata janë trishtuar jashtëzakonisht shumë kur kanë konstatur që njëra nga dritaret e xhamisë ishte dëmtuar dhe kanë dyshuar që kjo ishte vepër e keqbërësve. Pasi janë futur brenda xhamisë kanë konstatuar se kasaforta që ndodhej aty ishte hapur me levë dhe ishin grabitur paratë që ndodheshin aty.
Imami i xhamisë së Dragostunjës ka konfirmuar ngjarjen e cila është një nga më të rëndat e ndodhura aty. Që nga koha e rihapjes së instutucioneve të kultit në Rrethin e Librazhdit pas vitit 1990 sipas besimtarëve muslimanë dhe jo vetëm nuk është rregjistruar ndonjë rast i vjedhjes së arkës apo i thyerjes së kasafortës në xhamitë e kësaj zone.
Në xhaminë e Dragostunjës për çdo vit besimtarët kontribuojnë në vlera të konsiderueshme në arkën e këtij objekti kulti. Vitin e kaluar konfirmohet se besimtarët kontribuan me 3.4 mln lekë dhe gjatë muajve të parë të këtij viti shuma e parave të dhuruara nga besimtarët me rastin e Fiter Bajramit ka qenë e konsiderueshme. Kjo mesa duket ka nxitur vjedhësit të futen aty gjatë paradites së Martë duke thyer një nga dritaret e xhamisë.
Paraprakisht dyshohet që vjedhja është kryer nga disa persona dhe ka qenë e mirëorganizuar. Besimtarët dhe i gjithë komuniteti i Dragostunjës kërkojnë që policia të zbardhë sa më shpejt ngjarjen dhe të identifikohen autorët e vjedhjes së parave nga kasaforta e Xhanisë dhe ata që e kanë kryer këtë akt të shëmtuar të dënohen maksimalisht nga ligji. Arka ose kasaforta e xhamive hapet gjatë vitit vetëm një herë dhe kjo zakonisht ndodh në javën e fundit të muajit Dhjetor dhe me këto para ndihmohen familjet e varfëra.
xhamia e dragostunjës në librazhd
Aktualitet
3 Prill 2025, 22:04
N.F
Xama dhe Lala
TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka debatuar me kolegen e saj Klodiana Lala lidhur me SPAK dhe ruajtjen e sekretit hetimor, nisur nga rasti i ...
Aktualitet
3 Prill 2025, 21:52
Inceneratori i Elbasanit
ELBASAN - Tenderi për menaxhimin e mbetjeve pa garëNë fund të Marsit 2023, shoqëria publike “Eco-El...
Aktualitet
3 Prill 2025, 21:50
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se prokurorët e Prokurorisë s&eu...
Aktualitet
3 Prill 2025, 21:48
N.F
Xama
TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka folur për vjedhjen e informacioneve nga email-et e prokurorëve të SPAK. Xama e ftuar n&eum...
Aktualitet
3 Prill 2025, 21:42
A.Ll
Inceneratori i Elbasanit
ELBASAN - Inceneratori i Elbasanit i kushtoi buxhetit të shtetit 26 milionë euro dhe është më i vogli mes...
Aktualitet
3 Prill 2025, 21:35
N.F
Viktima dhe autori
ITALI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula në Itali. M&eum...
Aktualitet
3 Prill 2025, 21:40
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Sait Ruçi tregon se solli një automjet në Tiranë, për ta riparuar te mekaniku, por ky i fundit padr...
Aktualitet
3 Prill 2025, 21:32
A.Ll
Inceneratori i Elbasanit
ELBASAN - Mbi një det të trazuar apo të qetë kjo pamje dhe këto pulëbardha do të ishin parajasa...
Aktualitet
3 Prill 2025, 21:23
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Denoncimi i ardhur në redaksinë e emisionit “Stop” lidhet me mjekët specialistë të labora...
Aktualitet
3 Prill 2025, 21:20
N.F
Lala
TIRANË- Gazetarja, Klodiana Lala ka folur për skandalin me ndërhyrjen në email-et e tre prokurorëve, ku janë marrë ...