Politike

Berisha në Baldushk: Bujqësia në këto vite pësoi një rrokullisje të vërtetë, sepse qeveria e braktisi

Berisha më tej tha se në këtë zonë jepet rreth 19% të prodhimit të përgjithshëm të vendit. Sipas tij gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama bujqësia pësoi një rrokullisje të vërtetë.

3 Prill 2025, 17:49 Nga N.F
Berisha në Baldushk: Bujqësia në këto vite pësoi
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me banorët e Baldushkut. Gjatë fjalës së tij Berisha prezantoi programin e PD-së për Bujqësinë. Ai u shpreh se në zonët rurale punësohen rreth 500 mijë shqiptarë.

Berisha më tej tha se në këtë zonë jepet rreth 19% të prodhimit të përgjithshëm të vendit. Sipas tij gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama bujqësia pësoi një rrokullisje të vërtetë. Ai tha se qeveria nuk u shtoi viti pas viti subvencionet për fermerët, gjë e cila solli rënient e tyre.

"Së pari, ju përshëndes shumë përzemërsisht dhe shpreh nderimin tim më të madh për secilin prej jush, për fermerët shqiptarë kudo që janë, burra, gra, të rinj, që me djersën dhe mundin e tyre, në kushte të vështira përballojnë jetesën e tyre. Jo vetëm përballojnë jetesën e tyre, por japin një ndihmesë shumë të çmuar në jetesën në tërësi të vendit. Në zonën rurale punësohen rreth 500 mijë shqiptarë dhe kjo zonë jep rreth 19% të prodhimit të përgjithshëm të vendit. Në këtë aspekt, asnjë sektor nuk është më i rëndësishëm se sa sektori i bujqësisë në Shqipëri.


Përveç kësaj, Shqipëria është e vërtetë që ka tokë pak, kjo është e njohur. Por, Shqipëria ka tokë pak në rast se marrim parasysh fushën, ultësirën bregdetare dhe fushën. Por në qoftë se, kemi parasysh që toka e Shqipërisë në të gjithë territorin e saj është një tokë shumë pjellore, është një tokë tërësi plot ujë, është një tokë që prodhon dhe vetëm injorimi i saj ka bërë që të dalin sipërfaqe tokë pafund. Nuk ka tokë më pjellore se toka e këtij vendi. Ndaj dhe, për ne sektori i Bujqësisë dhe Bujqësia. Siç e shihni, kjo qeveri e ka harruar fare fjalën bujqësi, se kjo nuk e përmend fare, është një përparësi shumë e madhe.


Bujqësia gjatë këtyre viteve pësoi një rrokullsje të vërtetë. Rrokullisja e saj erdhi sepse, qeveria në vend se të shtonte nga viti në vit subvencionet për fermerët. Çdo vend, që mendon dhe dëshiron të zhvillojë bujqësinë, pa përjashtim çdo vend, subvencionon fermerin, mbron fermerin, i jep atij mundësinë të ketë sukses në punën e tij. Por kjo nuk ndodhi," tha ai.

berisha

Sondazh

Poll