Politike

Hakerimi i SPAK/ Berisha: Luftë brenda klaneve në PS, duan të ja faturojnë Fatmirit, se ka marrë dhe dosjen time, le ta publikojnë

Lideri i opozitës gjithashtu theksoi se qytetarët janë gjithnjë e më shumë të vetëdijshëm për kontrollin që Edi Rama ka mbi sistemin e drejtësisë, duke i parë këto veprime si një kërcënim për transparencën dhe drejtësinë në vend.

3 Prill 2025, 14:25 Nga E. D
Hakerimi i SPAK/ Berisha: Luftë brenda klaneve në PS, duan të ja
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokrati Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp nga selia e PD komentoi edhe lajmin për hakerimin e adresave te e-mailit te prokurove të SPAK. Berisha u shpreh se operacioni ishte i dyshimtë aq sa ishin edhe statuset në Facebook të Erion Veliajt. Berisha gjithashtu ka ngritur dyshime për hakerimin e sistemeve të SKAP-it dhe akuzat ndaj Fatmir Xhafajt, duke thënë se kjo mund të jetë një manovër për të akuzuar të tjerët dhe për të fshehur përgjegjësinë e vërtetë. Lideri i opozitës gjithashtu theksoi se qytetarët janë gjithnjë e më shumë të vetëdijshëm për kontrollin që Edi Rama ka mbi sistemin e drejtësisë, duke i parë këto veprime si një kërcënim për transparencën dhe drejtësinë në vend.

"Së pari, më duhet të them se u kthye koha kur dosjet, para se të shkonin në gjykatë, shkonin në Partinë Socialiste. Para shumë vitesh, dosja para se të shkonte në gjykatë, shkonte në PS. Tani hakerohet. A është hakerim, apo vetë hakerim, unë nuk e di, por është gjë shumë, shumë e rëndë. Dmth, o qytetarë të gjitha të dhënat tuaja, mirren, vidhen, manipulohen dhe nuk kanë asnjë siguri. Çfarë është kjo? Është kjo mundet dhe një luftë e brendshme, brenda klaneve mafioze brenda PS.

Tani grupi armiqësor, Xhafa, Pastori, Bushka, dhe 2-3 të tjerë, ata duhet të akuzohen me çdo kusht. Më shëmbëllen si historia e statuseve të Erion Veliajt. Statuset ia shkruante Rama dhe përgjigjen SKAP-i ja jepte Erion Veliajt. Edhe këtë hakerimin, duan të ja faturojnë Fatmir Xhafajt, e kuptoj unë, aty e ke hallin ti. Ato janë hakeruar apo vetë hakeruar këtë nuk e marrim vesh ne. Ato po përdoren, siç u përdorën statuset.

Meqenëse filluan të thonë, po merren me fustanet e Ajolës, tani ja sajdisën statuset dhe i thanë, tani ke kryer krim të madh shumë. Tani edhe Fatmirit po i vijnë rrotull dhe po e akuzojnë se, gossipi është fjala, se ka hakeruar kompjuterat e SKAP-it, dhe për të më revoltuar dhe mua, edhe dosjen time. Atë i them Fatmiri publikojeni sa ta gjeni, se është publike. Shumë operacion i dyshimtë, të jemi të sinqertë, i dyshimtë aq sa ishin statuset në Facebook të Erion Veliajt. Ta ndjekin. Një gjë mund të ju them, që qytetarët po kuptojnë çdo ditë e më shumë kontrollin fatal të drejtësisë nga Edi Rama, kjo është e vërtetë dhe për ne kjo ka rëndësi," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll