Politike

"Vëllime i thanin me tharëse flokësh!" Berisha: Rama donte të ndërtonte kullën e oborrin e Bibliotekës Kombëtare

Ai tregoi se është i mendimit për një bibliotekë të re dhe dinjitoze.

3 Prill 2025, 14:18 Nga M.B
"Vëllime i thanin me tharëse flokësh!"
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli ndër të tjera sot edhe për Bibliotekën Kombëtare. Ai tha se kryeministri Edi Rama donte të ndërtonte kullën e oborrin e Bibliotekës Kombëtare. Sipas tij, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj e përmbyti Bibliotekën me rikonstruksionin që i bëri sheshit. Sipas Berishës, vëllimet prej kësaj situate thaheshin me tharëse flokësh. Ai tregoi se është i mendimit për një bibliotekë të re dhe dinjitoze.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Kurrë nuk do ndodhë ajo. Ky është një akt, një ëndërr e vjetër e Edi Ramës. Edi Rama donte të ndërtonte kullën e oborrin e Bibliotekës Kombëtare. Ajo nuk do ndodhë. Vendi ka nevojë për një bibliotekë kombëtare të re dhe mendoj se një institucion i tillë ia vlen të ndërtohet sepse biblioteka ku është ka hapësira të kufizuara, të jemi realistë me këtë. Biblioteka kombëtare ka punonjës ndër më mirët. Erion Veliaj e përmbyti me rikonstruksionin që i bëri sheshit, e përmbyti.

Ajo qe një përmbytje shumë e dhimbshme, me mijëra vëllime të çmuara u përmbytën dhe ato i thanin me tharëse flokësh. Një gjë e paimagjinueshme. Dhe nuk mori askush asnjë përgjegjësi sepse u hipi uji mbi dritare. Ngriti ky, bëri sheshin, mori miliarda dhe kështu që u përmbyt biblioteka. Unë jam për një bibliotekë të re, të ndërtohet një bibliotekë dinjitoze, por bibliotekat nuk janë kulla. Ka modele shumë të bukura që i përshtaten dhe ne do ndërtojmë një bibliotekë të re.

sali berisha

Sondazh

Poll