Politike

Mbledhja e Këshillit Bashkiak Tiranë/ Zhulali pyet Ristanin: Me çfarë tagri ligjor i dhatë kryeministrit të drejtën për të drejtuar bashkinë?

Zhulali është shprehur se këshilltarët bashkiakë ende nuk kanë marrë dokumentin që tregon emërimin zyrtar të kryetarit të deleguar të bashkisë nga Erion Veliaj.

3 Prill 2025, 17:19 Nga r.ll
Mbledhja e Këshillit Bashkiak Tiranë/ Zhulali pyet Ristanin: Me
pamje nga mbledhja

TIRANË- Këshilli Bashkiak i Tiranës po zhvillon ditën e sotme mbledhjen e radhës. Pasi kryetarja e deleguar e bashkisë, Anuela Ristani ka përfunduar fjalën, këshilltarja demokrate, Ilda Zhulali i ka drejtuar disa pyetje. 

Zhulali është shprehur se këshilltarët bashkiakë ende nuk kanë marrë dokumentin që tregon emërimin zyrtar të kryetarit të deleguar të bashkisë nga Erion Veliaj. Më tej, këshilltarja demokrate shprehet po ashtu se ka kërkuar interpelancë me Ristanin lidhur me takimin e organizuar në sheshin "Skënderbej" me kryeministrin Edi Rama dhe punonjësit e bashkisë.

Zhulali iu drejtua Ristanit duke e pyetur se me çfarë tagri ligjor i dha kryeministrit të drejtën për të qenë në funksionët e kryetarit të bashkisë Tiranë, kur kjo është e ndaluar me ligj dhe Kushtetutë?

"Edhe një herë zonja kryetare mbetem në pritje. Ju lutem na përcillni shkresën e protokolluar në bashkinë Tiranë që bën emërimin zyrtar të kryetarit të deleguar të bashkisë nga zoti Erion Veliaj. Nëse nuk vjen ky dokument çdo gjë tjetër këtu dhe çdo shkresë që na ka ardhur ne është e pavlefshme. Duam shkresën kush e drejton zyrtarisht bashkinë Tiranë.

E dyta, kemi kërkuar interpelance për takimin e zonjës Ristani me kryeministrin në sheshin “Skënderbej”. Une dua të di nga zonja Ristani kush e organizoi këtë takim, sa u shpenzua për këtë takim. Kush i thirr drejtorët dhe punonjësit e bashkisë në këtë takim? Dhe me çfarë tagri ligjor i dhatë kryeministrit të drejtën për të qenë në funksionët e kryetarit të bashkisë Tiranë, kur kjo është e ndaluar me ligj dhe Kushtetutë?", tha Zhulali. 

Ndërkohë në përgjigjen e saj, Ristani tha se delegimi zyrtar ekziston pasi puna nuk do të kishte vazhduar nëse do ishin në rrethana të paligjshme. Më tej tha se përsa i përket aktiviteteve unë nuk ka autoritetin të emëroj asnjë person si kryetar bashkie.

"E para nuk do të isha këtu dhe puna nuk do të vazhdonte nëse do ishim në rrethana të paligjshme, si ju aludoni. Absolutisht nuk ka asnjëlloj pengese për asnjelloj shkrese. Përsa i përket aktiviteteve unë nuk di të kem autoritetin të emëroj kryetarë bashkie. Unë mbaj përgjegjësi që nuk e kam bërë këtë gjënë. Për çdo gjë për cdo interpelancë jam e gatshme në çdo moment.", tha Ristani.

ilda zhulali anuela ristani keshilli bashkiak tirane

Sondazh

Poll