Sport

VIDEO/ Sulmuesi i Kombëtares shkëlqen, gol dhe asist brenda pesë minutave…

Në minutën e 15-të të sfidës, Seferi shënon duke rikthyer barazpeshën 1-1, ndërsa pas 5 minutash, u kthye sërish në protagonist, duke asistuar për futbollistin tjetër shqiptar, Enis Bardhi

3 Prill 2025, 09:00 Nga DOSJA

VIDEO/ Sulmuesi i Kombëtares shkëlqen, gol dhe asist brenda pesë

TURQI - Ai iu përgjigj mos grumbullimit me lojë dhe gol. Taulant Seferi nuk mori një ftesë nga Sylvinho për dy ndeshjet e Kombëtares shqiptare për sfidat me Anglinë dhe Andorrën në kualifikueset e Botërorit 2026.

Por sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer në sfidën e Kupës së Turqisë, ku Bodrumspor u përball me Trabzonspor në çerekfinale. Në minutën e 15-të të sfidës, Seferi në hyrje të zonës nuk gaboi, duke rikthyer barazpeshën 1-1.

Pas 5 minutash, Seferi u kthye sërish në protagonist, duke asistuar futbollistin tjetër shqiptar, Enis Bardhi, i cili përmbysi momentalisht shifrat, në një ndeshje e cila në shtesëp u fitua 3-2 nga Trabzonspori.

Gjatë këtij sezoni, sulmuesi kuqezi Taulant Seferi numëron 4 gola dhe dy asiste në 24 ndeshje të luajtura.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll