Sport

Kupa e Shqipërisë/ Vllaznia - Dinamo 0-0 në gjysmëfinalen e parë, finalistin e lenë për ta përcaktuar në ndeshjen e kthimit...

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” përfundoi me rezultatin 0-0. Në këto kushte, finalisti do të përcaktohet në ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet më 23 prill.

2 Prill 2025, 22:15 Nga DOSJA

Kupa e Shqipërisë/ Vllaznia - Dinamo 0-0 në gjysmëfinalen e

SHKODER - Vllaznia dhe Dinamo kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” përfundoi me rezultatin 0-0.

Pavarësisht disa rasteve, edhe pse me “pikatore”, asnjë prej skuadrave nuk ia doli që të gjente rrugën e rrjetës. Në këto kushte, finalisti do të përcaktohet në ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet më 23 prill.

Kujtojmë që mbrëmjen e nesërme, do të luhet gjysmëfinalja tjetër. Egnatia do të presë në shtëpi Partizanin, duke nisur nga ora 19:00 në stadiumin e Rrogozhinës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll