Sport

EKSPERTIZA/ Autopsia e Maradonës, asnjë gjurmë alkooli apo droge…

Ky është përfundimi i mjekëve ligjorë që kanë kryer autopsinë dhe analizat në trupin e argjentinasit.

2 Prill 2025, 23:05 Nga DOSJA

EKSPERTIZA/ Autopsia e Maradonës, asnjë gjurmë alkooli apo

ARGJENTINE - “Nuk kishte asnjë gjurmë droge apo alkooli në gjakun e Diego Armando Maradonës në momentin e vdekjes së tij, më 25 nëntor 2020”, është thënë gjatë seancës së fundit, në të cilën akuzohet i gjithë stafi mjekësor që ka trajtuar ish-futbollistin.

Kjo është deklarata mjekët ligjorë që kanë kryer autopsinë dhe analizat në trupin e argjentinasit. Megjithatë, pesë substanca që korrespondonin me ilaçet antidepresive, antiepileptike, antipsikotike dhe antinauze ishin të pranishme në gjakun e “Pibe de Oro”.

Sipas patologes Silvana de Piero, mëlçia e ish-futbollistit shfaqte shenja të pajtueshme me cerrozën dhe shenja të insuficiencës renale, kardiake dhe pulmonare.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll