Sport

VIDEO/ Skandal në derbin e Stambollit!... Jose Mourinho pas humbjes së ndeshjes, kap për hunde trajnerin e Galatasarayt...

Ky i fundit u shtri në kokë, duke e mbajtur fytyrën, pas asaj që i bëri Jose Mourinho.

2 Prill 2025, 22:45 Nga DOSJA

VIDEO/ Skandal në derbin e Stambollit!... Jose Mourinho pas humbjes së

TURQI - Galatasaray ka mundur Fenerbahcen me rezultat 2-1 në çerekfinale të Kupës së Turqisë dhe kaluan në gjysmëfinale të kësaj gare, humbje që nuk i ka pëlqyer trajnerit portugez Jose Mourinhos. 

Victor Osimhen (10’ dhe 27’) shënoi dy gola, ndërsa për Fenerbahçen golin e vetëm e shënoi Sebastian Szymanski (45’+2). 

Pasi u mbyll ndeshja, lojtarët dhe stafi i Galatasarayt po festonin në fushë. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer Jose Mourinhos që drejton Fenerbahçen, duke iu afruar trajnerit të Galatasarayt, Okan Buruk, dhe duke e kapur për hunde.  

Ky i fundit u shtri në kokë, duke e mbajtur fytyrën, pas asaj që i bëri Jose Mourinho.  Ndeshja ishte e tensionuar, ndërsa në kohën shtesë gjyqtari Aydin përjashtoi tre lojtarë që ishin reserve në stol pas një përplasjeje të ashpër mes bankinave të dy skuadrave.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll