Aktualitet

Donald Trump liston disa shtete për të dërguar të dëbuarit nga SHBA, mes tyre edhe Kosova

 “Wall Street Journal”, shkruan se mes vendeve të cilave presidenti Trump u ka kërkuar të pranojnë të deportuarit ështe edhe Kosova.

3 Prill 2025, 07:34 Nga E. D
Donald Trump liston disa shtete për të dërguar të
Donald Trump

SHBA- Administrata e presidentit Donald Trump po shqyrton mundësinë e arritjes së marrëveshjeve me disa shtete për të pranuar emigrantët e dëbuar nga Shtetet e Bashkuara. “Wall Street Journal”, shkruan se mes vendeve të cilave presidenti Trump u ka kërkuar të pranojnë të deportuarit është edhe Kosova.

Siç raportohet administrata amerikane shpreson që këto shtete të bien dakord, ndoshta në këmbim të marrëveshjeve financiare apo përfitimeve politike. Ndër shtetet që SHBA ka kërkuar të pranojnë emigrantët e deportuar janë Libia, Ruanda, Benini, Eswatini, Moldavia, Mongolia dhe Kosova. 

Një model për këtë qasje është përdorur në një marrëveshje të arritur me Panamanë në shkurt, sipas së cilës SHBA dërgoi një avion me mbi 100 emigrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme, në këtë vend të Amerikës Qendrore. Megjithatë mbetet ende e paqartë nëse Kosova dhe shtetet e tjera të listuara do të pranojnë kushtet e propozuara nga administrata amerikane.

donald trump shba kosove

Sondazh

Poll