2 Prill 2025, 22:30
Nga N.F
Nënë Tereza dhe Liri Berisha
TIRANË- Liri Berisha, bashkëshortja e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha së fundmi ka zhvilluar një intervistë në ‘Kafe me Lolitën”. Në këtë intervistë zonja Berisha ka ndarë disa nga kujtimet e takimit të parë me Nënë Terezën. Teksa kujton atë kohë ajo thekson se ishte vetëm 13-14 vjeç kur e ka njohur nga afër dhe e ka takuar për herë të parë.
Liri Berisha, edhe për shkak të profesionit si mjeke pediatre, kujton sesi ishte shoqëruar nga Nënë Tereza në një shtepi të mbushur plot me fëmijë të sëmurë. Ajo ndau edhe kujtimet sesi u angazhua e gjithë familja për të pritur në shtëpinë e tyre Nënë Terezën, sepse ishte dikush që kishte ëndëruar ta takonte që e vogël, për të cilën fliste gjithë bota.
"Kam patur fatin e madh ta takoj dhe ta njoh Nënë Terezën, e kam njohur kur isha 13-14 vjeç me emrin Gonxhe Bojaxhi. Emri Gonxhe më bënte përshtypje dhe ishte shumë I përmendur në shtëpi. Në atë kohë nuk e dija se shkruhej në botë për të sepse nuk kisha lexuar gazeta. Kishte energji brenda saj dhe kjo tregohej sesi ecte. Bënte një rrotullim si e re. Më bënë përshtypje këmbët që tregonin moshën dhe vuajtjen e saj, sandale me rripa, këmbë me kallo.
Nënë Tereza na shoqëroi në shtëpinë e saj të mbushur me të sëmurë. Hyri në shtëpi si një nënë e vërtetë dhe ata e shikonin si nënën e tyre. Na dërgoi në një dhomë tjetër që ishte dhoma e fundit e kësaj toke për ta, dy zonja lëviznin një person që kishte mbetur vetëm kocka, më tërhoqi dhe më preku sesi komunikonin me të. Shikoja përkushtimin dhe dashurinë me të cilën punonin.
Nënë Tereza ishte grua që ishte vetësakrifikuar, unë kisha familjen time, fëmijët e mi shoqërinë. Unë bamirësinë e bëja e induktuar nga nëna ime. Nënë Tereza na tha se do vinte në shtëpinë tonë u angazhuam të gjithë ta prisnim sepse ishte dikush që kisha ëndëruar ta takoja që e vogël, për të cilën fliste gjithë bota.
Erdhi me një vajzë që quhej Xheni, shtëpia mu kthye në pelegrinazh. Nënë Tereza foli me të gjithë. Do t’i tregoja se kisha njohur nënën dhe motrën e saj, nuk do t’i tregoja se ato vdiqën të abandonuara, ishte e dhimbshme dhe nuk do t’ia thoja. Do t’i thoja se nënën e kanë nderuar dhe vlerësuar edhe për punën që bënte Nënë Tereza. Nënë Tereza fliste një shqipe me fjalë të harruara. Mbesa e saj tregonte se kur i ati takohej me hallën, flisnin një shqipe që ajo s’i kuptonte," tha ajo.
liri berisha nene tereza
Aktualitet
2 Prill 2025, 22:22
r.ll
klodiana lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me skandalin e daljeve të materialeve hetimore të dosjev...
Aktualitet
2 Prill 2025, 22:18
N.F
Nëna e Martin Cani
TIRANË- Filmi “Adolescence” në Netflix është përqafuar nga publiku i gjerë pasi secili pr...
Aktualitet
2 Prill 2025, 22:12
r.ll
spak
TIRANË- Gazetari Elvi Fundo ka folur në lidhje me materialet hetimore të vjedhura nga SPAK. Fundo i ftuar në "Opinion" ...
Aktualitet
2 Prill 2025, 22:04
A.Ll
TIRANË- Gjyqi për vdekjen tragjike të britanikes 29-vjeçare Rebecca Gannon gjatë një ekspedite zhytjeje në Sarandë &...
Aktualitet
2 Prill 2025, 21:44
A.Ll
ITALI - Një ngjarje tragjike ka tronditur Romën, pasi është zbuluar vendi ku trupin e Ilaria Sulës, një studente 22-vje&cce...
Aktualitet
2 Prill 2025, 21:59
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Këto histori të dhimbshme që ne sjellim, janë vetëm disa prej qindra, e ndoshta mijëra të t...
Aktualitet
2 Prill 2025, 21:57
N.F
Pali Shyte
TIRANË- ‘Kam një djalë në Itali, ai më braktisi fare ka 10-15 vjet, s’merr as në telefon, as gjë....
Aktualitet
2 Prill 2025, 21:52
N.F
E moshuara
TIRANË- Zgjidhja për të moshuarit e vetmuar mbeten azilet, por në pamundësi për strehim në institucionet publ...
Aktualitet
2 Prill 2025, 21:48
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Inside Story iu drejtua me një kërkesë zyrtare Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbim...
Aktualitet
2 Prill 2025, 21:45
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Pas kësaj ngjarje të pazakontë, humbi jetën në spital edhe Zyhdi Shehu, i moshuari që u akuzua s...