Aktualitet

Materialet hetimore të vjedhura nga SPAK/ Gazetari: Këto dosje mund të përdoren edhe për shantazh apo tërheqje të vëmendjes mediatike

Gazetari më tej u shpreh se personi që ka shpërndarë këto dosje të rëndësishme rezulton të jetë ish-drejtori i burgut të Vlorës, Zambak Gjoni. Sa i përket të arrestuarit të dytë në pranga është vënë ish-punonjësi i IMT-së në Vlorë Arnold Rokaj.

2 Prill 2025, 22:12 Nga r.ll
Materialet hetimore të vjedhura nga SPAK/ Gazetari: Këto dosje mund
spak

TIRANË- Gazetari Elvi Fundo ka folur në lidhje me materialet hetimore të vjedhura nga SPAK. Fundo i ftuar në "Opinion" u shpreh se dy persona janë arrestuar sepse kanë marrë materiale shumë sensitive brenda dosjeve të SPAK. Gazetari më tej u shpreh se personi që ka shpërndarë këto dosje të rëndësishme rezulton të jetë ish-drejtori i burgut të Vlorës, Zambak Gjoni.

Sa i përket të arrestuarit të dytë në pranga është vënë ish-punonjësi i IMT-së në Vlorë Arnold Rokaj. Fundi tha se ka dyshime se ka një hakim të brendshëm dhe se grupi ishtë caktuar të mblidhte dosje. Sipas tij këto dosje mund të përdoren për shantazh.  

"Personi që i ka shpërndarë rezulton ish-drejtor i burgut të Vlorës, i arrestuari i dytë është Arnold Rokaj. Kanë disponuar akte hetimore. Besoj se ka hakim te brendshëm, por ende nuk dihet po hetohet. Dyshohet se është një grup i caktuar që mblidhte dosje. Këto dosje mund të përdoren edhe për shantazh, për gjobëvënie apo qoftë për tërheqje të vëmendjes mediatike. Të arrestuarit që janë një punonjës IMT-je dhe një ish-zyrtar burgjesh dyshohen se kanë lidhje me një ish-zyrtar të lartë burgjesh. Jemi në kuadër të dyshimeve sepse hetimet vazhdojnë," tha ai.

spak elvi fundo

Sondazh

Poll