"Djali ka 15 vjet që më ka braktisur", drama e të moshuarit të sëmurë
Pali Shyte TIRANË- ‘Kam një djalë në Itali, ai më braktisi fare ka 10-15 vjet, s’merr as në telefon, as gjë....
Në të njëjtën linjë, komisionet vendore të bashkive përbëjnë filtrat e dytë pengues, pa harruar kriteret e ngurta të Shërbimit Social. Kritere që shpesh nuk i gjejmë as në VKM-në e cituar më lart.
TIRANË- Këto histori të dhimbshme që ne sjellim, janë vetëm disa prej qindra, e ndoshta mijëra të tilla në mbarë vendin. Këta fatkeqë, do të duhej të ishin sistemuar në shtëpitë e të moshuarve për të marrë shërbim shëndetësor, social, e për të jetuar me dinjitet. Por kjo është e pamundur për shkak të mënyrës se si funksionojnë politikat sociale në vendin tonë.
Nëse shqyrtojmë të dhënat e marra nga Shërbimi Social Shtetëror, ato tingëllojnë ironike. Rezulton se nuk janë ezauruar kapacitetet në azilet shtetërore. Por, në realitet, në çdo skaj të vendit shohim persona në nevojë në kushte të mjerueshme të cilët mund të ishin në këto institucione. Në fakt, janë barrierat e vendosura me apo pa dashje që e bëjnë të pamundur që një i moshuar të jetë në shtëpitë strehuese.
Këto kushte, janë parashikuar në mënyrë të detajuar në VKM nr. 518, datë 04.09.2018 për procedurat dhe kriteret e pranimit. Në të njëjtën linjë, komisionet vendore të bashkive përbëjnë filtrat e dytë pengues, pa harruar kriteret e ngurta të Shërbimit Social. Kritere që shpesh nuk i gjejmë as në VKM-në e cituar më lart.
Këto institucione kërkojnë vërtetim nga kadastra për pronat që ka në zotërim i moshuari. Nëse zotërojnë një pasuri, nuk pranohen në shtëpinë e të moshuarve. Nëse i moshuari ka një llogari bankare në të cilën mund të mbajë të kursyera një vlerë të vogël parash, i hiqet e drejta për t’u pranuar si rezident në azil. Por, këto kritere bien në kundërshtim me përcaktimet e VKM-së numër 518 dhe duket sikur kanë qëllime penguese.
VKM: Pronësia e një ngastre të vogël toke bujqësore, ndoshta jo pjellore, të përfituar nga ligji nr. 7501 dhe pronësia apo posedimi i një ndërtese banimi të thjeshtë, nuk mund të jenë shkaqe apo barriera për mos pranim dhe të mos marrjen e shërbimeve e përkujdesjes shoqërore në azile.
Pra, edhe pse të zhytur në mjerim, qepja e kritereve nga institucionet i pengon pensionistët Pali Shyte dhe Fiqirete Biti të strehohen në azilet publike.
E njëjta gjë ndodh edhe me 86-vjeçaren Hurma Leba. Ajo jeton e vetme pasi fëmijët e saj kanë emigruar. Ajo mbahet me mjaft vështirësi me pensionin e saj, por gjendja fizike po i përkeqësohet dita-ditës.
‘Vetëm nuk dal dot, do të mbahem për një njeri se bie, vetë nuk jam në gjendje. Pensioni më mban mua, kush më mban, mua nuk më mban shteti, shteti ka pru një herë ushqime dhe ja ku janë se s’mund ti ziej nga duart, shiko si i kam duart, edhe koka, tani po më merr sytë, nuk ju shoh fare, vetëm hije. Asnjë gjë nuk bëj, nuk gatuaj, nuk jam në gjendje, nuk shoh, më bjen kjo mensa’ u shpreh Hurma Leba, pensioniste.
86-vjeçarja ka nevojë për dikë që ta ndihmojë për shkak të pamundësisë shëndetësore. Nëse kriteret për tu strehuar në azile e pengojnë, një zgjidhje e dytë ekziston. Ajo mund të ishte pjesë e personave që marrin shërbimin në banesë, një ndër format me të cilat shërbimi social iu vjen në ndihmë të moshuarve.
‘Një njeri duhet ta ketë. Unë shtetit i kam punuar me 16 orë punë, edhe me 24 orë punë kam punuar me faqe të bardhë. S’ka ndonjë gjë, plakave do ju bjerë një sëmundje, t’i marrë kolera me vete, me bëtë për të qeshur’ u shpreh pensionistja, Hurma Leba./ TCH
Pali Shyte TIRANË- ‘Kam një djalë në Itali, ai më braktisi fare ka 10-15 vjet, s’merr as në telefon, as gjë....
E moshuara TIRANË- Zgjidhja për të moshuarit e vetmuar mbeten azilet, por në pamundësi për strehim në institucionet publ...
Foto ilustruese TIRANË- Inside Story iu drejtua me një kërkesë zyrtare Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbim...
Foto ilustruese TIRANË- Pas kësaj ngjarje të pazakontë, humbi jetën në spital edhe Zyhdi Shehu, i moshuari që u akuzua s...
Foto ilustruese TIRANË- Në vitin 2019, u miratua një plan kombëtar që synonte koordinimin e politikave dhe institucioneve për...
Spitali FIER- Një situatë skandaloze shfaqet në ambulancën e fshatit Varibob të Fierit. Mbetje spitalore kudo dhe për më...
Pamje nga vendi i ngjajres MIRDITË- Në zemër të qytetit të Rrëshenit, bashkia Mirditë, ndodhet një pallati 9 k...
Dhuna TIRANË- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një ngjarje të rëndë të ndodhur disa javë m&...
Homazhet ITALI- Vrasja me thikë në Itali e 22-vjeçares shqiptare, Iliria Sula nga i dashuri i saj filipinas ka tronditur vendin ...
Mark Samson dhe Ilaria Sula ITALI- Vrasja e 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula në Itali ka tornditur vendin si dhe personat që e njihnin a...