2 Prill 2025, 20:47
Nga N.F
Homazhet
ITALI- Vrasja me thikë në Itali e 22-vjeçares shqiptare, Iliria Sula nga i dashuri i saj filipinas ka tronditur vendin dhe personat që njihnin të renë që humbi jetën tragjikisht. Shumë të rinj dhe të reja të Universitetit "La Sapienza" janë grumbulluar pasditen e sotme teksa kanë kryer homazhe për shqiptaren.
Qindra prej tyre, të përlotur dhe në heshtje, protestuan në oborret e universitetit. Fillimisht ata zhvilluan homazhe, duke vendosur lule poshtë fotos së 22-vjeçares së ndjerë, më pas filluan duke tundur disa çelëse në duar, si thirrje në formë simbolike drejtuar shtetit për të vënë drejtësi.
“E vërteta dhe drejtësia për Ilarian, një botë më e mirë është e mundur: le të organizohemi", kishin shkruar studentët italianë në një çarçaf të madh.
22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, e cila ishte raportuar e zhdukur prej 25 marsit në Romë, u gjet e vrarë në një zonë të pyllëzuar në Poli. Trupi i saj ishte futur në një valixhe që u gjet e hedhur në humnerë. Në vendngjarje shkuan hetuesit e skuadrës kriminale së bashku me zjarrfikësit për të marrë trupin e së resë.
Sipas verifikimeve të para, e reja kishte pasur së fundmi një lidhje me një 23-vjeçar filipinas Mark Samson, i cili është arrestuar nga autoritetet dhe ka pranuar edhe vrasjen. Ilaria studionte Statistikë në universitetin “La Sapienza”. Përveç familjarëve të saj, të cilët kishin ngritur alarmin në rrjetet sociale të martën, edhe shoqe e kolegë ishin mobilizuar për ta gjetur duke publikuar fotografi të shumta të saj.
Ish i dashuri u arrestua dhe rrëfeu vrasjen gjatë një marrjeje të gjatë në pyetje. Sipas raporteve fillestare, djali dyshohet se e goditi Ilaria-n disa herë me thikë në apartamentin në Via Homs, përpara se ta mbyllte në një valixhe dhe të përpiqej të zhdukte trupin. Ndaj tij rëndojnë akuzat e vrasjes me dashje dhe fshehje të kufomës. Nuk dihet nëse ka qenë ai që ka treguar vendndodhjen ku e kishte fshehur kufomën. I riu me origjinë filipinese, për të zhdukur gjurmë, vazhdoi që të përdorte celularin e studentes, duke iu përgjigjur mesazheve dhe duke postuar në rrjete sociale edhe pas vdekjes së të resë. Sula kishte dalë mbrëmjen e 25 marsit, pa u përshëndetur me shokët e dhomës dhe nuk u ishte përgjigjur mesazheve të tyre në ëhatsApp.
vrasja e iliria sula
Aktualitet
2 Prill 2025, 20:35
N.F
Mark Samson dhe Ilaria Sula
ITALI- Vrasja e 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula në Itali ka tornditur vendin si dhe personat që e njihnin a...
Aktualitet
2 Prill 2025, 20:14
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Në aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës ditën e sotme kanë mbërritur pasagjerë...
Aktualitet
2 Prill 2025, 20:02
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një një shqiptar në portin Dorik të Ankonë...
Aktualitet
2 Prill 2025, 19:57
r.ll
ilaria sula
ITALI- Trupi i 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula, studente në Itali, e cila ishte raportuar e zhdukur që nga 25 marsi ës...
Aktualitet
2 Prill 2025, 20:01
Degradimi i rrugës Rrëshen-Bukmirë
MIRDITË - Degradimi i rrugës Rrëshen-Bukmirë, një segment 16 km të gjat&eum...
Aktualitet
2 Prill 2025, 19:47
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga disa ditë më parë një 38-vjeçar shqipta...
Aktualitet
2 Prill 2025, 19:32
N.F
Ervin Resuli
TIRANË- Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli përmes një postimi në "Fa...
Aktualitet
2 Prill 2025, 18:48
A.Ll
Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Elbasanit
Elbasan - Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Elbasanit ka përfunduar në...
Aktualitet
2 Prill 2025, 18:30
A.Ll
Shqiptarët e deportuar nga Britania e Madhe
BRITANI - Një skemë e financuar me 4.3 milionë paund nga qeveria britanike, e cila synonte ...
Aktualitet
2 Prill 2025, 18:23
N.F
Foto ilustruese
BELGJIKË- Prokuroria belge ka kërkuar ditën djeshme më 1 prill 20 vite burg për Alfredo Hamzai dhe Indrit Kulaj. D...