1 Prill 2025, 17:42
Nga N.F
Foto ilustruese
LEZHË- Në fillim të javës së ardhshme pritet që në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës të mbërrijnë njëqind emigrantët e parë nga Italia. Qeveria italiane dhe KE-ja i ka dhënë dritën jeshile transferimit të emigrantëve nga Qendrat Italiane të Paraburgimit dhe Riatdhesimit drejt ambienteve në Shqipëri.
Kjo nismë është pjesë e marrëveshjes dypalëshe midis Romës dhe Tiranës për njohjen ekstraterritoriale dhe është pjesë e strategjisë së qeverisë Meloni për të zgjidhur emigracionin e paligjshëm. Në Lezhë pritet të mbërrijnë emigrantë të rrezikshëm socialë. Mësohet se prioritet do të kenë ata që konsiderohen të dhunshëm ose përgjegjës për trazirat në qendrat e ndërtuara enkas në Itali për ta. Më tej bëhet me dije se dëbimet nga Italia do të jenë të menjëhershme. Emigrantët që duhet të riatdhesohen brenda pak javësh do të transferohen në Shqipëri.
Për të “qetësuar” Qeverinë shqiptare, Italia ka garantuar se nëpër qendra do të kalojnë vetëm emigrantët tashmë të destinuar për dëbim. Kjo metodë synon të shmangë problemet në Shqipëri si pasojë e zgjedhjeve parlamentare.
Plani i ri i kryeministres italiane, Giorgia Meloni për qendrat e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër u prit mirë në Bruksel, ku Komisioni Europian i ka dha dritën jeshile. Qeveria e Melonit ka miratuar një dekret për transformimin e këtyre qendrave shqiptare në qendra të ndalimit të riatdhesimit (CPR), ku emigrantët që kanë marrë urdhra dëbimi do të transferohen ndërsa presin riatdhesimin e tyre aktual.
Me pak fjalë, në pritje të vendimit të Gjykatës së BE-së për vendet e sigurta dhe pa hequr dorë nga projekti i një nyje për procedurën e përshpejtuar të kufirit, qeveria italiane ka synuar të vërë në funksion menjëherë qendrat e krijuara pas marrëveshjes mes Romës dhe Tiranës, më 6 nëntor të 2023. Kjo ide ka marrë miratimin fillestar nga Brukseli.
ke gjader emigrante
Politike
1 Prill 2025, 17:45
r.ll
adriatik lapaj
TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar pasi drejtuesi i “Shqipëria Bëhet”, Adr...
Politike
1 Prill 2025, 17:27
r.ll
foto ilustruese
HAGË- Në seancën e 1 prillit në Hagë u mbyll faza e prezantimit të dëshmitarëve të ftuar nga Z...
Politike
1 Prill 2025, 17:06
r.ll
agron shehaj, adriatik lapaj
TIRANË- Kreu i partisë “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka paditur për shpifj...
Politike
1 Prill 2025, 16:54
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka dërguar një mesazh të gjithë kandidatëve për deputetë, duke i kërkuar ...
Politike
1 Prill 2025, 16:48
r.ll
kuvendi i kosove
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 15 prillin si datë për mbajtjen e seancës konstituive t&e...
Politike
1 Prill 2025, 16:01
r.ll
edi rama, sali berisha
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka postuar në rrjetet sociale nj&e...
Politike
1 Prill 2025, 14:22
I.A
TIRANË- Kreu i partisë “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka paditur ditën e sotme në SPAK, kreun e Partisë &ldqu...
Politike
1 Prill 2025, 13:52
M.B
Sali Berisha
DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në Durrës se ish-kryebashkaku Vangjush Dako ka ndër...
Politike
1 Prill 2025, 13:49
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ambasada Britanike ka ftuar në takim Kryeprokurorin Special Altin Dumani, Prokurorin e Përgjithshëm Olsian...
Politike
1 Prill 2025, 13:27
M.B
Sali Berisha
DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli për çështjen e rindërtimit sot gjatë prezantimi...