Sport

HISTORIKE!... Derbi Arsenal-Tottenham për herë të parë do të luhet jashtë Anglisë

Ndeshja do të jetë pjesë e festivalit të futbollit që do të zhvillohet në Hong Kong.

1 Prill 2025, 18:16 Nga DOSJA

HISTORIKE!... Derbi Arsenal-Tottenham për herë të parë do

ANGLI - Derbi i Londrës së Veriut, mes Arsenalit dhe Tottenhamit do të luhet për herë të parë jashtë Britanisë së Madhe, ndërkohë që nuk jepen më tepër detaje për këtë ngjarje që do të jetë historike.  

Të dy skuadrat njoftuan të hënën se do të përballen me njëra-tjetrën në stadiumin e sapohapur Kai Tak në Hong Kong më 31 korrik. Ndeshja do të jetë pjesë e festivalit të futbollit që do të zhvillohet në Hong Kong.

Këtë sezon, skuadra e ‘Topçinjve’ të Mikel Artetës i ka fituar të dyja ndeshjet derbi të Premier League. Stadiumi Kai Tak, me një kapacitet për 50.000 njerëz, u hap zyrtarisht më 1 mars. Kostoja e kompleksit sportiv modern ishte më shumë se 3 miliardë euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll