Sport

Çmimet e biletave të larta, tifozët e Man. Cityt hyjnë në grevë…

Tifozët kanë bërë të ditur se do të ngjiten në tribunat në stadiumin Etihad vetëm nëntë minuta pas fillimit të ndeshjes…

1 Prill 2025, 16:00 Nga DOSJA
Çmimet e biletave të larta, tifozët e Man. Cityt hyjnë

ANGLI - Ujëra të trazuara te Manchester City: ndërsa skuadra e Pep Guardiolës është e detyruar të ndjekë në fushë vendin e fundit për kualifikimin në Champions League, nesër mbrëma ndaj Leicesterit do të ketë një grevë të paprecedentë tifozësh.

Një protestë e paralajmëruar nga tifozët e organizuar të ‘Qytetarëve’, kundër çmimit të lartë të biletave dhe mbi të gjitha kundër zgjedhjes së klubit për të nënshkruar marrëveshje tregtare me nëntë kompani të ndryshme të specializuara në rishitjen, apo rishitjen e autorizuar të biletave të pashitura (apo të papërdorura nga pronarët legjitimë), me çmime më të larta.

Për këtë arsye, tifozët kanë bërë të ditur se do të ngjiten në tribunat në stadiumin Etihad vetëm nëntë minuta pas fillimit të ndeshjes, duke lënë skuadrën që sapo është kualifikuar në gjysmëfinalen e FA Cup, pa tifozë në minutat e para të ndeshjes ndaj ‘Dhelprave’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll