Sport

Bruno Fernandes 'nuk do të shkojë askund' thotë trajneri i Man.United, Amorim...

Ndërsa shtypi anglez po flet për një kalim te Real Madrid këtë verë, mesfushori portugez Bruno Fernandes do të qëndrojë në Manchester United, sipas trajnerit të tij Ruben Amorim.

1 Prill 2025, 18:00 Nga DOSJA

Bruno Fernandes 'nuk do të shkojë askund' thotë

ANGLI - Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim të hënën mbylli derën e një transferimi për kapitenin e tij, Bruno Fernandes, për të cilin raportohet se është i interesuar Real Madridi, sipas mediave angleze, madje duke përmendur një ofertë prej 90 milionë eurosh për ta marrë këtë verë.

"Jo, kjo nuk do të ndodhë," tha trajneri i "Djajve të Kuq" për mesfushorin e tij sulmues 30-vjeçar, i cili është nën kontratë deri në vitin 2027.

"Më duhet Bruno këtu ( ...) Ne duam të rikthehemi në Premier League, ne duam që lojtarët më të mirë të qëndrojnë me ne, kështu që ai nuk do të shkojë askund”.

I ardhur në vitin 2020 nga Sportingu i Lisbonës, portugezi (78 ndeshje) ka shënuar 95 gola në 277 paraqitje për Manchester United, aktualisht i 13-ti në ligën angleze.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll