Politike

Adriatik Lapaj padit Shehajn ne GJKKO për shpifje: Kush kërkon luftë, luftë do ketë

Lapaj gjatë një fjale për media ka sqaruar se Agron Shehaj duhet të shkojë në Gjykatën e Posaçme dhe të provojë se ai ka marrë para nga krimi, teksa i ka përfaqësuar si avokat.

1 Prill 2025, 14:22 Nga I.A

Adriatik Lapaj padit Shehajn ne GJKKO për shpifje: Kush kërkon

TIRANË- Kreu i partisë “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka paditur ditën e sotme në SPAK, kreun e Partisë “Mundësia” Agron Shehaj. Mësohet se Lapaj ka ngritur padi ndaj Shehajt për shpifje. Lapaj ka depozituar gjatë ditës së sotme dosjen e kallëzimit të tij në GJKKO.

Lapaj gjatë një fjale për media ka sqaruar se Agron Shehaj duhet të shkojë në Gjykatën e Posaçme dhe të provojë se ai ka marrë para nga krimi, teksa i ka përfaqësuar si avokat.

“Unë i kam dhënë kohë zotit Shehaj prej një muaji, por edhe vetes, për të reflektuar, sepse nuk e kam dashur këtë konflikt, sepse ai që fërkon barkun në këtë konflikt është Edi Rama. Por Shehaj e kërkoi me qiri, duke pretenduar se paskemi gjëra për të fshehur dhe frikë. Unë nuk kam pasur frikë nga Edi Rama dhe Berisha, jo nga Agroni.

Unë nuk kam dashur të krijojë një kurs konflikti mes të resë, por kush kërkon luftë, luftë do gjejë. Si ta kërkojë, ashtu do e gjejë. Sot po dorëzoj si akuzues i dëmtuar padinë pranë Gjykatës së Posaçme dhe Shehaj duhet të vijë këtu të provojë pretendimet. Unë dhe asnjë familjar i imi nuk kemi asnjë metër tokë në Shqipëri. Ka pretenduar se unë kam përfaqësuar kompani të krimit të sekuestruara nga SPAK dhe unë kam marrë lekë nga këto kompani”, tha Lapaj.

adriatik lapaj agron shehaj

Sondazh

Poll